Tashmë e konfirmuar-Agim Agushi dhe Leotrim Agushi, më 22 korrik 2015, nga ora 18:00, do të provojnë në Viti, të thejnë rekordin botëtor të Guinness në  “Mbajtje të topit me kokë në çifte”.

Në qendër të Vitisë, gala spektakël i përkrahur nga kryetari i komunës z. Sokol Haliti dhe drejtoria për Kulturë, Rini e Sport e drejtuar nga  Kaltrina G. Sylejmani.

Përkrahje e jashtëzakonshme edhe nga familja Xhaka, Granit e Taulant Xhaka si dhe z. Ragip Xhaka, që po e mbështesin këtë aktivitet të madh.

Në Viti vjen edhe komisioni nga Londra i deleguar nga Rekordet Guinness, që do të çertifikojë rezultatin e arritur.

Rekordi aktual mbahet nga një çift suedez diku në kohëzgjatje prej 13 minutash.

Së shpejti finalizohet edhe lista e sponsorëve tjerë që e mbështesin këtë garë!

Leave A Reply