Shëngjini është qytezë turistike në Shqipërinë veri-perëndimore. Qyteti dallohet për portin e tij dhe për plazhin i gjerë. Shëngjini ndodhet rreth 7 km në perëndim të Lezhës. Aty shkohet për diellin, për detin e rërën, për bukuritë e rralla, që natyra i ka dhuruar këtij vendi. Rripi i gjerë i rërës së pastër, nga njëra anë kufizohet me detin dhe nga ana tjetër me pyllin e rrallë me pisha e drunjë të tjerë. Një rrip i ngushtë rëre me bimësi, ndan ujërat e cekta bregdetare me lagunat.
Shëngjini dita-ditës po bëhet pikë referuese tursitike dhe vend atraktiv për vizitorët, jo vetëm nga Shqipëria. Kjo zonë preferohet dhe frekuentohet më së shumti nga kosovarët. Por, jo të gjithë shkojnë atje për të bërë plazhin. Ka të atillë që janë vendosur në breg të detit edhe për biznes, për të pritur, akomoduar dhe për t`u ofruar shërbime hoteliere pushuesve nga të gjitha anët.
Nëse shkoni në plazhin e Shëngjinit, patjetër se do t`iu bie në sy një vend i veçantë, i rregulluar me shije dhe pasion të madh e delikatesë. Një kënd i qetë, i rehatshëm, komod. Një vend që të ofron dashamirësi pa fund. Një oazë si ato të përrallave. Ky është Hotel&Taverna ‘La Ola’. E aty, me plot sharm dhe zemër ju pret pronari Sabit Salihu nga Smira me bashkëshorten e tij Lumen dhe pjesën tjetër të stafit.
Smirasi i qetë dhe i mishëruar tashmë me këtë biznes, nuk e ka me pahiri këtë punë. Ai, që nga viti 1991, kur kishte menaxhuar një piceri në Lagjen ‘Taslixhe’ në Prishtinë, në vazhdimësi është marrë me gastronomi e hotelieri.
‘Kam punuar, kam qenë shef kuzhine, apo kam menaxhuar disa nga restorantet dhe piceritë më të njohura dhe me emër, në Prishtinë, duke filluar nga Restorant ‘Era’, ‘Hani i 2 Robertëve’, ‘Gurra’,’Amaro’, ‘Dagllas’, ‘Othello’, Villa ‘Amanta’, te Liqeni i Batllavës, piceria ‘Picolo’, në Ulqin, Ujëvara e Drinit në Radavc të Pejës, etj. Në vitin 2008 kam shkuar në Zvicër ku edhe atje kam bërë të njëjtën punë. Kam punuar edhe në Francë dhe Slloveni në vende turistike mjaft të njohura si Anemmase apo Izola. Pasi jam kthyer nga atje, për një vit kam menaxhuar restorantin ‘Ragno’ në Prishtinë’, tregon Sabiti për përvojën e tij mbi 20 vjecare në kulinari dhe hotelieri.
Pastaj vjen një moment tjetër, krijohen rrethana tjera dhe trende të reja të biznesit që bën Sabit Salihu. Pas lidhjes së Shqipërisë dhe Kosovës me autostrada, rruga e kosovarëve për të shkuar për pushime në Shqipëri është shkurtuar dukshëm duke krijuar mundësi shtesë për t`u shtrirë me biznes edhe atje.
‘Ujin në bregdetin shqiptar mund ta prekësh për më pak se tri orë rrugë me makinë nga Kosova. Prandaj ne vendosëm të bëjmë dicka edhe këtu, duke e parë nevojnë e zhvillimit të turizmit në Shqipëri. Ajo ka nevojë për vende të tilla, ku pushuesit mund të gjejnë rehatinë maksimale dhe shërbimet cilësore. E kemi ideuar edhe si një shtëpi për t`iu përshtatur nevojave dhe kërkesave apo shijeve të pushuesve nga Kosova, pasi realisht janë me numër më të madh. Kështu, në vitin 2013 hapëm restorantin në pjesën qendrore të plazhit të Shëngjinit’, ka thënë Sabiti, teksa telefonatat për të kërkuar vend akomodimi nga klientët nuk e linin të qetë.
Ata që kanë shkuar njëherë te La Ola, nuk mund t`i rezistojnë kthimit aty. Të gjithë dalin të kënaqur me shërbimet që iu ofrohen dhe me ambientin e mrekullueshëm.
‘Nikoqirë shumë të mirë dhe ushqimi i shkëlqyeshëm. Pastërtia eshtë në nivel shumë të lartë. Gjithsesi vizitojeni’, është vetëm një nga komentet e shumta të vizitorëve të këtij hoteli në librin e përshtypjeve.
Në mesin e atyre që hynin e dilnin pandërprerë, ishin edhe dy shoqe-kolege, punonjëse në institucione të larta të Qeverisë së Republikës së Kosovës-Valbona Fetahu dhe Nexhmije Xani, të dyja me banim në Prishtinë. Ato kishin rezervuar nga dhjetë ditë dhe ishte dita e shtatë e qëndrimit të tyre në La Ola.
‘Ky vend vërtetë ka vlera, ia vlen të vish këtu. Mua më ka preferuar vëllai im i cili ka filluar të vijë më herët. Unë për vete kam qenë edhe vende tjera në jug të Shqipërisë, por tash e di ku duhet të pushoj. Pritja është shumë e ngrohtë. Stafi është shumë profesional dhe ka sjellje shembullore. Ushqimi është i cilësisë së lartë, sidomos peshku, po edhe është pastërt këtu. Të gjithë flasin për restorant-hotel La Ola. Unë edhe kur dal në plazh dëgjoj nga të tjerët fjalë të mira dhe lavdata për këtë vend. Bile njoh njerëz që banojnë në hotele tjera por ushqehen këtu, sepse përnjëmend e bëjnë me shije, me stil dhe shpejt. Këtu nuk ka gjasa të presësh gjatë për ushqime madje edhe kur është plot me klientë. Mbi të gjtha, mikpritja është fenomenale’, ka thënë Valbona Fetahu.
Shoqja e saj Nexhmia ndërkohë mezi pret të flasë për La Olan. Thotë se aty ndihet si në shtëpi të vet. ‘Nuk dua ta përsëris ate që tha Valbona por vetëm të shtoj se kam dëgjuar njerëzit duke u ankuar se nuk po gjejnë vende ku ka ushqime të mira dhe unë iu rekoamdnoj të vijnë këtu. Pastaj ata nuk e ndërrojnë këtë restorant me asnjë tjetër. Është shumë bukur këtu. Plazhi është afër, shetitorja poashtu, por cka më pëlqen më së shumti se këtu te La Ola është shumë qetë’, ka thënë Nexhmije Xani.
Valbona dhe Nexhmija thanë se këtu vijnë edhe gjatë vikendeve, kurse një pushim tjetër te La Ola do të bëjnë edhe në shtator.
Te La Ola takuam edhe rekordmenin e njohur smiras Agim Agushi, i cili shpesh e viziton këtë vend. ‘Vitin e kaluar kam qenë tri katër herë nga disa ditë. Kam pushuar dhe stërvitur për rekordin e radhës. La Olan e kam pasur edhe sponsor’, ka thënë Agimi.
Hotel & Taverna ‘’La Ola’’ është 30 m afër plazhit, ka kushte shumë të mira për pushime familjare dhe shoqërore. Ka 12 apartamente me 24 dhoma+1, Bar dhe Restaurant me 120 vende, dy veranda, përpara dhe anash hotelit, taverna në katin e pestë me pamje nga deti, qyteti dhe nga bjeshka e me një freski të lehtë verore, parking për vetura në garazhë, këndin e lojërave për fëmijë, dhomat shumë komode, Wi-Fi dhe TV në tërë hapsirën.
Kuzhina e Hotel&Taverna ‘La Ola’ ka traditë shumëvjecare. Gatimet në hotelin tonë janë të një cilesie të lartë. Për specialitetet e kuzhinës në Hotelin ‘’La Ola’’ kujdeset stafi profesional i kuzhinierëve me përvojë shumëvjecare. Kjo kuzhinë ofron një meny mjaft të begatshme të ushqimeve, ku gërshetohen ushqimet tradicionale dhe internacionale, ku një vend të rendësishëm zë edhe përgaditja e peshkut me afro 20 specialitete të tjera të detit.
Por, Sabiti nuk mendon vetëm për profit. Ai tregohet i kujdesshëm edhe solidar me invalidët apo veteranët e luftës së UCK-së dhe për personat e hendikepuar, të cilëve u ofron akomodim gratis. Ndryshe, ai u interesua që të akomodojë edhe persona nga Smira që janë në gjendje më të rëndë ekonomike.
Në ditën që e vizituam, Sabiti dhe stafi po vendosnin inventarin e ri, pasi kërkesat e klientëve ishin rritur shumë dhe tashmë vërehej qartë se kishte nevojë për t`u zgjeruar.
Më shumë informata për këtë vend të vecantë, mund ta gjeni në http://hotel-laola.com/ Adresa: Bulevardi Nënë Tereza, Shëngjin-Albania. Tel + Viber: +355 (0) 697732180. Tel : +355 (0) 697732181 Kosovë: +377 (0) 44502884. Email: info@hotel-laola.com
Shihemi te ‘La Ola’ në Shëngjin!
4 Komente
Përshëndetje bashkëvendës!
Sa më vjen inati, që nuk po i njoh veprimtaritë e denja të bashkëvendësve. Sa krenohem, kur dëgjoj për veprimtari të begatë dhe me nam kudo që janë.
Tani, disa bashkëvendës të mi janë me veprimtari në bregdetin shqiptar: në Golem dhe në Shëngjin. Ndoshta ka edhe diku tjetër, por aq di unë.
Kur shkela Shëngjinin për herë të parë, më la përshtypje plazhi, i pastër si loti, saqë mund ta shihje edhe thoin e këmbës. Në çdo kohë uji i pastër, pa hedhurina. Rërë me bollëk, pisha po ashtu, e çka jo tjetër. Më pëlqeu edhe një gjë tjetër, shumë me rëndësi. Gjatë qëndrimit tim, nuk dëgjova dhe as pashë ndonjë prishje qetësie, vjedhje, përleshje fizike, siç më ka ndodhur të shoh në plazhet e tjera, po në Shqipëri. Kur kësaj i shtohet edhe menyja e begatë e smirakut, çfarë i duhet tjetër pushuesit për të pushuar. Në shëngjin, mjaftojnë pesë ditë sa dhjetë diku tjetër. Nuk mund pa e përmedn edhe Velipojën me të njëjtat vlera bregdetare.
Atëherë, çka t’u themi atyre që e kanë mundësinë e pushimit në bregdet: Rrugë të mirë e të mbarë! Pushofshi këndshëm, por takojeni bashkëvendësin, së paku për një kafe.
Të lumtë vendësi im!
Se pari pershendetje dhe te lumte smiras i nderuar.Shum gjera tha z.Asllani para meje po edhe me teper dy zonjat nga Qeveria e Republikes se Kosoves. Une ne Shengjin per here te pare isha ne vitin 1994 kur pjesa me e madhe e kosovareve nuk dinin ku eshte Shengjini.Aty pushimet i kalova disa vite me radhe,por ne fund sikur u ngopa me papastertine e ati vendi.Vertet ajo ana natyrore ka qen mrekulli,me plazh e rane te mire,me uje te paster, pisha e gjelbrim te shkelqyshem,por mirmbajtja e plazhit dhe ne pergjithsi e ambientit nga ana e qytetareve dhe pushuesve ishte nen cdo nivel, me vjen keq qe e them kete,por fatkeqesisht keshtu ishte.andaj apeloj te cdo pushues kodo qe shkon te kujdeset per pastertin dhe rendin ne plazhe sikur per oborrin e vet se perndryshe e jona eshte dhe ne bashkarisht e shfrytezojme. Vitet e fundit ka ndryshuar shum Shengjini,por kjo qe lexova sante me nxit qe patjeter ta vizitoj sepaku edhe njeher plazhin e Shengjinit dhe njekohsisht bashkevendasin tim Sabit Salihun.Uroj te vazhdoni keshtu e ndegjofshim gjithmon fjale e shprehje te tilla per Ju. Ju uroj pune te mbare z.Salihu.
Te nderuar lexues te faqes FSHATI SMIRE,edhe pse me vonese ndjej nevoje dhe obligim qe permes se te njejtes faqe te Ju kerkoj falje per gabimin e bere pa qellim ne komentin me lart kur thuhet: pjesa me e madhe e kosovareve nuk dinin ku eshte Shengjini.
Kam bindjen se Ju si lexues nuk e keni kuptu si lendim me qellim,por sidoqofte une kerkoj falje publike nga te gjith Juve.
Falemderit per mirkuptim dhe Ju pershendes te nderuar lexues.
sabit SALIHU
JU PERSHENDES TE GJITHEVE
Ju faleminderit per komentte tuaja rrethe biznisit ton .ne se bashku do behemi edhe me te forte .
E falenderoj mikun tim zt Tefik salihu ,per angazhimin e tij per reklamimin e asaj qe duhet per te bere per nje te ardhme me te mire te krejt shoqeris sone.
ju uroj shendet dhe mireqenje.