Me pllakën e betonit është përfunduar sot kati i parë i shtëpisë solidare për familjen e Zeqir (Sali) Arifit në Smirë. Pas disa ditësh punimet vazhdojnë për katin e dytë. Këshilli i fshatit dhe familja Arifi ka falënderuar të gjithë donatorët dhe ata që dhanë punë vullnetare si dhe kontribuesit e organizatorët e aksionit.