Kёshtu festuan Fitёr Bajramin anёtarёt e lagjes Halilaj nga Smira qё jetojnё nё Shkup. Ёshtё hera e parё qё rreth 100 anёtarё, burra, gra e fёmijё u tubuan pёr ё festuar bashkё Bajramin. ‘Kёshtu do tё bёjmё çdo Bajram pёr tё shmangur tollovinё qё bёhej gjatё vizitave nёpёr shёpi. Tё gjithё u ndanё tё kёnaqur, sepse ishte njё mundёsi mё e madhe pёr t`u takuar mes vete dhe tё qёndruar mё gjatё me familjarё. Tё gjithё shprehёn mendimin qё kjo iniciativё tё vazhdojё edhe nё tё ardhmen. Takimi u mbajt nё Restorant ‘Smira’, nё Shkup. Urime tё gjithёve Fitёr Bajrami!’…
Autor: Tefik Salihu
Dy vajza duke u lagur me ujё, tё premten, mё 17 korrik 2015, nё Smirё tё Vitisё, kur temperaturat kanё arritur deri nё 33 ᵒC. Sipas parashikimeve tё meteorologёve, vala e tё nxehtit do tё vazhdojё deri mё 24 korrik.
Shoqata ‘Smira Dardane’, e cila tubon bashkëvendasit smiras që jetojnë në Shkup e rrethinë, ka uruar të gjithë bashkëvendasit dhe besimtarët myslimanë, me rastin e Festës së Bajramit. ‘Të nderuar qytetarë smiras e shqiptarë kudo qe jeni, ditët e kaluara të muajit të shenjtë të Ramazanit, ishin një mundësi që besimtarët të dëshmojnë unitet, solidaritet e mbi të gjitha respekt ndaj njëri-tjetrit dhe ndaj krijuesit. Në emër të Këshillit të Shoqatës “Smira Dradane” të gjithë smirasve dhe gjithë shqiptarëve kudo që janë, ju uroj festën e madhe të FITER BAJRAMIT, duke ju uruar shëndet, mirëkuptim e lumturi familjare. Qofshi të…
Kryetari i Këshillit të fshatit Smirë, Afrim Salihu, ka uruar të gjithë bashkëfshatarët me rastin e Festës së Fitër Bajramit, me dëshirën që paqja, dashuria dhe solidariteti të mbretërojë në të gjitha familjet smirase, kudo që gjenden. ‘Dëshiroj që në këtë festë të madhe t`ju dërgoj urimet më të përzemërta, me dëshirë që zemrat dhe tryezat tuaja të jenë plot. Ta shfrytëzojmë këtë rast për të shprehur dashuri dhe respekt me njëri tjetrin dhe për të reflektuar bujari e bëmirësi. E të gjithë atyre që kanë agjëruar, Zoti ua pranoftë këtë sakrificë dhe devotshmëri’, ka shkruar në urimin e tij…
Bordi drejtues i KF ‘VITIA’ ka njoftuar përmes rrjetit social Fecbook, se ka arritur të zyrtarizoj disa marrëveshje rreth transferimeve të lojtarëve dhe kryetrajnerit. ‘Nga edicioni i ardhshëm do të kontribojnë për të i mbrojtur ngjyrat e KF ‘VITIA’: Rexhep Murseli (kryetrajner), i transferuar nga KF ‘Ferizaj’ ; Burhan Palloshi (portier ), i transferuar nga KF ‘Ferizaj’; Dardan Bytyqi (lojtar), i transferuar nga KF ‘Ferizaj’; Besar Luri (lojtar), i transferuar nga KF ‘Lepenci’; Besir Rogaqi (lojtar), i transferuar nga KF ‘Lepenci’. Bordi drejtues momentalisht është në bisedime edhe me tre lojtar të tjerë dhe shpejt pritet t`i zyrtarizojë marrëveshjet’, thuhet…
Sot mё 10 korrik 2015, u bёnё 10 vjet qё kur u nda nga ne, mё i dashuri ynё: SHAIP (Januz) UKSHINI 1938-2005 Vitet po kalojnё shumё ngadalё-pa ty. Po na mungon shumё. Çdo ditё i kujtojmё fjalёt tua, kёshillat dhe dashurinё tёnde prindore qё pate ndaj nesh. Nuk po pajtohemi, dot, se mё nuk je nё mesin tonё. Do tё na shёrbesh si udhёrrёfyes pёrherё nё jetё dhe do tё jetosh gjithmonё nё zemrat tona. Tё kujton me mall: Familja Ukshini nga Smira dhe Obiliqi.
Kryetari i Kёshillit tё Fshatit Smirё, Afrim Salihu dhe arsimtari i Edukatёs Fizike, Shaqir Ibrahimi, duke mirёmbajtur, tё mёrkurёn, nё temperaturё mbi 30° C, hapёsirat publike pёrskaj rrugёs ‘Metush Ibrahimi’, nё Smirё.
Haxhi Sali Quni duke e ujitur tё mёrkurёn barin nё sipёrfaqen e gjelbёruar para shtёpisё sё tij nё Smirё. Ai ka investuar rreth 4.000 euro pёr ta shndёrruar kёtё hapёsirё publike nga njё gjendje pa kujdes nё park tё vёrtetё.
Kёshilli i Fshatit Smirё prej sot ka edhe vulёn e vet, dhuratё nga bashkёvendasi ynё Ramadan Rrahmani. Padyshim, se elementi kryesor nё vulё ёshtё labirinthi i Smirёs i njohur tashmё nё gjithё Kosovёn. Pёr formёn dhe dukjen e vulёs ka vendosur mё herёt Kёshilli i Fshatit Smirё.
Po vazhdojnё punimet pёr ndёrtimin e shtёpisё pёr familjen e Zeqir (Sali) Arifit nё Smirё. Smirasit dhe vullnetmirё e miq jashtё fshatit, pёrveç ndihmёs financiare po tregojnё solidaritet edhe nё forma tjera duke ofruar punёn e dorёs dhe duke koordinuar kёtё aksion vullnetar.
