Nga sot të gjithë qytetarët e Kosovës do të paguajnë më pak Tatim mbi Vlerën e Shtuar për disa produkte dhe shërbime themelore. Sipas Avdullah Hotit, ministër i financave, TVSH-ja është zbritur nga 16% në 8 % për bukën, vajin, kripën, qumështin, orizin, vezët, barnat, produktet farmaceutike, aparatet, pajisjet mjekësore si dhe shërbimet publike, si uji, energjia elektrike, ngrohja dhe mbledhja e mbeturinave. Përveç kësaj, Ligji parasheh listën rezervë të mallrave dhe shërbimeve për të cilat ministri ka të drejtë që më vonë, varësisht nga zhvillimet ekonomike, të ndryshojë normën e Tatimit mbi vlerën e shtuar.

Leave A Reply