Autor: Tefik Salihu

Oborri i Shkollës së Mesme të Ulët “Dëshmorët e 5 Prillit”, në Smirë, është kompletuar akoma më shumë dhe ka marrë pamje edhe më të mirë, falë një donacionit nga bashkëatdhetarët tanë, të organizuar rreth shoqatës ”Smira ‘, me seli në Gjenevë. Me mjetete që i kanë dërguar ata është ndërtuar shtegu me kubëza betoni afër fushës së futbollit dhe janë vendosur ulëeset. Udhëheqja e shkollës i ka falënderuar anëtarët e shoqatës për ndihmën dhe bashkëpunimin e ngushtë.

Read More

Makinat të cilat udhëtojnë përmes Serbisë e që kanë targa të vendeve të huaja,  janë bërë cak  i një grupi të organizuar nga Serbia, në mesin e të cilëve dyshohet se ka edhe shqiptarë dhe turq. Grupi po lëviz nëpër autostradën në Serbi, që nga hyrja nga Kroacia dhe po grabit makinat me targa të huaja.  Denoncimi është bërë nga mërgimtarë, të cilët këtyre ditëve kanë ardhur në vendlindje përmes këtij destinacioni. Një nga mërgimtarët ka shkruar në rrjetin social facebook, duke rrëfyer se grupi lëviz me 3 -4 vetura, me ç`rast njëra është identifikuar Mercedes Benz S Klas me…

Read More

Pёrfaqёsues tё Kёshillit tё Veprimit Rinor Lokal tё Vitisё, kanё kёrkuar mё shumё pёrfshirje nё aktivitete tё lira, për t`iu shmangur kështu  njëkohësisht edhe dukurive të dëmshme. Nё  punёtorinё me temёn ‘Zbatimi i planit të veprimit për planifikim të buxhetit komunal, në kuadër të projektit ‘Mbёshtetja e organizatave të shoqёrisё civile pёr pjesёmarrjen nё vendimmarrje’, tё organizuar nga OJQ ‘Elita’, nё mbёshtetje tё Misionit tё OSBE-sё nё Kosovё, pjesёmarrёsit u njoftuan me draft-planin e  veprimit pёr vitin 2016.  Eksperti Mentor Rexhepi, duke shpjeguar formatin dhe duke folur pёr rёndёsinё e kёtij dokumenti, tha se tё rinjt duhet tё identifikojnё nevojat,…

Read More

Njoftohen të afërmit, bashkëvendasit dhe miqtë,  se varrimi i Amir (Ramë) Halitit, është caktuar për nesër, e shtunë 25 korrik, pas faljes së Drekës, në Smirë.  Sipas familjarëve, kufoma e tij është dërguar në Cyrih prej nga do të sillet nesër paradite në Smirë. Amiri  ka humbur jetën dje në mëngjes në një aksident rrugor në autostradën A1, Lozanë-Gjenevë. Njëzet e gjashtëvjeçari me qëndrim në Gjenevë, ishte duke udhëtuar me motor nga Lozana për Gjenevë, kur rreth orës 03:00, të mëngjesit, një veturë e ka goditur nga prapa, për ta përplasur pastaj me veturën para tij. Sipas Policisë Kantonale, atij…

Read More

Amir (Ramë) Haliti, nga Smira e Vitisë, ka humbur jetën sot në mëngjes në një aksident rrugor në autostradën A1, Lozanë-Gjenevë, afër daljes La Sarraz dhe Cossonay. Njëzet e gjashtëvjeçari me qëndrim në Gjenevë, ishte duke udhëtuar me motor nga Lozana për Gjenevë, kur rreth orës 03:00, të mëngjesit, një veturë e ka goditur nga prapa, për ta përplasur pastaj me veturën para tij. Sipas Policisë Kantonale, atij i është dhënë ndihma e parë nga ekipi mjekësor, por nuk ka arritur t`u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Kurse shoferët e dy veturave të…

Read More

Agim dhe Leotrim Agushi nga Smira e Vitisë kanë hyrë në librin e rekordeve Guinness duke e vendosur  një rekord të ri botëror në disiplinën sportive për mbajtjen e topit në kokë në çift. Smirasit kanë mbajtur topin në kokë për 30 min 11 sekonda duke e thyer rekordin e deritanishëm të një çifti suedez që ishte 12 minuta e 45 sekonda. Përndryshe ky aktivitet është mbajtur në qendër të qytetit të Vitisë dhe atë nën përkujdesen e Kryetarit të Komunës së Vitisë, Sokol Haliti.  Para fillimit të këtij aktiviteti Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ndër tjerash tha…

Read More

Shoqata që tubon smirakët e Shkupit, “Smira Dardane”, përmes një telergrami i ka shprehur ngushëllime familjes, të afërmve dhe të gjithë bashkëvendasve, me rastin e vdekjes së ish-deputetit të Parlamentit të Maqedonisë, ish-diplomatit dhe ish-profesorit, Dr. Sami Ibrahimi. Në letrën ngushëlluese, vihet në pah personaliteti dhe bagazhi intelektual e kombëtar si dhe kontributi i tij në shumë sfera, e sidomos në edukimin dhe arsimimin e gjeneratave të reja, si në shkolla të mesme ashtu edhe në fakultete. “Nuk ka dyshim se dhembja dhe pikëllimi iu bie, jo vetëm anëtarëve të familjes Ibrahimi, por me siguri të gjithë smirasve qoftë në…

Read More

Agim Agushi dhe Leotrim Agushi, sot nga ora 18:00, do të provojnë në Viti, të thejnë rekordin botëtor të Guinness në  “Mbajtje të topit me kokë në çifte”. Në qendër të Vitisë, spektakël i përkrahur nga kryetari i komunës z. Sokol Haliti dhe drejtoria për Kulturë, Rini e Sport e drejtuar nga  Kaltrina G. Sylejmani. Përkrahje e jashtëzakonshme edhe nga familja Xhaka, Granit e Taulant Xhaka si dhe z. Ragip Xhaka, që po e mbështesin këtë aktivitet të madh. Në Viti vjen edhe komisioni nga Londra i deleguar nga Rekordet Guinness, që do të çertifikojë rezultatin e arritur. Rekordi aktual…

Read More

Në Budrikë, Zhiti dhe Tёrpezё, kanё nisur punimet  pёr raisflatimin e rrugёve kryesore. Aksi rrugor nga magjistralja Gjilan-Ferizaj deri nё Budrikё, në gjatësi prej 1.7 km, do të zgjerohet dhe rregullohet ndriçimi publik.  Po ashtu zgjerimi dhe asfaltimi i rrugës ka filluar edhe në Zhiti në gjatësi prej 3.5 km.  Rreth  4 km zgjerim dhe asfaltim i rrugës ka nisur dje edhe në Tërpezë.  Ky investim është nga buxheti komunal i Vitisë. Në fillimn e punimeve ishte i pranishëm edhe kryetari i komunës Sokol Haliti i shoqëruar edhe nga drejtorët e drejtorive komunale. Kryetari Haliti u zotua se Komuna e…

Read More

Pas njё sёmundje tё gjatё, ka ndёrruar nё mesnatё,  jetё nё Shkup, Dr. Sami Ibrahimi. Ai ka lindur nё Smirё por bashkё me familje ishte shpёrngulur nё Shkup. Dr. Samiu ishte ndёr personalitetet e njohura dhe tё rёndёsishme.  Ka punuar si profesor i Gjuhёs Angleze nё Fakultetin Filologjik nё Universitetin e Prishtinёs, ka qenё profesor nё Universitetin Stetёror tё Tetovёs, njё kohё ishte deputet i Parlamentit tё Maqedonisё, pastaj  ambasador i kёtij shteti nё Kopenhagё tё Danimarkёs, por ka pasur edhe poste tjera me rёndёsi nё jetёn publike. Varrimi ёshtё caktuar pёr sot mё 21 korrik 2015, nё Varrezat e…

Read More