Autor: Tefik Salihu

Njoftohen të afërmit, bashkëfshatarët dhe miqtë se ngushëllimet për Nafije (Ramadani) Lohajn,  motrën e Hamdi Ramadanit, do të mbahen edhe në Smirë. E pamja do të jetë e hapur dy ditë, të shtunën dhe të dielën, më 26 dhe 27 dhjetor 2015, te Kemur Mustafa. Nafije (Ramadani) Lohaj, ndërroi jetë para pesë ditësh në moshën 95 vjeçare në Ferizaj. Ngushëllime familjes Ramadani dhe Lohaj si dhe të afërmve të ndjerës!

Read More

Afrim Salihu është zgjedhur kryetar i ri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, dega në Viti. Në një takim të Këshillit Drejtues, kryetari i deritashëm i degës, dr.Nazim Dauti, dha dorëheqje nga ky post, për shkak të obligimeve familjare dhe me qëllim të zhvillimit të reformave dhe rritës së mëtejme të AAK-së. Ai më pas  propozoi z. Afrim Salihun për të udhëhequr me degën. Pas votimit me shumicën e votave të anëtarëve të Këshillit Drejtues, kryetar i ri i degës në Viti është zgjedhur Afrim Salihu. Takimin e ka përshëndetur edhe z. Xhavit Zariqi, anëtar i kryesisë qendrore të AAK-së./rtv…

Read More

Kompania e mobileve “Migros” e cila operon në Prishtinë, me rastin e festave të fundvitit ka dhuruar orendi për fëmijët me Doën Sindrom. Përgjegjësi i kësaj kompanie Veton Zuka ka thënë, se iniciativa të tilla do të ketë edhe në të ardhmen. Ndërsa përfaqësuesit shoqatës Down Syndrome Kosova, kanë falënderuar kompaninë “Migros”, duke u shprehur mirënjohës ndaj kësaj ndihme. /plus televizion/

Read More

Kryetari i Vitisë, Sokol Haliti ka uruar besimtarët me rastin e Krishtlindjeve. Ai, në urimin e tij ka thënë se ka nderin që në emër të Komunës së Vitisë, të uroj Krishtlindjet, me dëshirën që paqja, bekimi e shpëtimi të mbizotërojë mbi të gjithë ne pa dallime. “Komuna jonë është e njohur në veçanti për traditën e respektit ndër fetar dhe ndërkulturor. Festa e Krishtlindjeve edhe më shumë përçon mesazhe të tolerancës, respektit dhe dashurisë së ndërsjellët në mes nesh dhe atë pa dallime.Uroj që besimtarët e krishterë të komunës sonë të kremtojnë këtë festë së bashku me familje dhe…

Read More

Banorët e rrugëve “Jonuz Ramadani” dhe “Rruga e Shkupit”, në Smirë, dhe jovetëm ata, do ta kenë më të lehtë qarkullimin. Ato janë shtruar me asflat nga buxheti komunal i Vitisë.Të dyja këto rrugë kanë gjatësi prej 1000 metrash. Banorët janë shprehur falënderues për këtë investim, kurse udhëheqësit komunalë kanë shrpehur përkushtimin e institucioneve lokale për përmirësimin e infrastrutkurës dhe jetës së qytetarëve.

Read More

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, vitin 2015 e ka cilësuar si më të suksesshmin që nga paslufta e këndej.  Ai gjatë debatit të dytë me qytetarë dhe të fundit për këtë vit, ka pasqyruar aktivitetet, rezultatet dhe të arriturat e komunës së Vitisë për këtë vit, posaçërisht për gjashtëmujorin e dytë. “Ky sukses, është arritur falë bashkëpunimit të mirë me qytetarët e kësaj komune, institucionet, autoritetet qendrore dhe donator të ndryshëm të cilët me mbështetjen e tyre ndihmuan në realizimin e projekteve për të mirën e qytetarëve vitias”, ka thënë kryetari Haliti. Ai në veçanti ka folur për…

Read More

Katёr vite  nga ndarja e mё tё dashurit tonё nga jeta KEMAJL (DESTAN) BAJRAMI (1971-2011) Jeta po vazhdon, por pёr ne nuk ёshtё mё e njёjtё, pas ikjes sate. As edhe njё ditё e lume nuk kalon pa tё kujtuar, pa menduar pёr ty dhe pёr veprat e sjelljet tua. Do tё kalojnё edhe vite e vite, por malli pёr ty, nuk do tё na shuhet. Do tё mbetesh pёrgjithmonё i freskёt, bujar, i urtё, i afёrt nё zemrat tona. Perёndia tё ndjeftё! Me mall tё pashuar: Familja Bajrami!

Read More

Shoqata ‘Smira Dardane’, me seli nё Shkup, smirasve dhe tё gjithё shqiptarёve, ua uron Festёn e 28 Nёntorit. ‘Tё nderuar qytetarё shqiptarё kudo qё jeni nё emrin tim personal dhe nё emёr tё Kёshillit tё Shoqatёs ‘Smira Dardane’, me kёnaqёsi dhe respekt tё veçantё, ju uroj Ditёn e Pavarёsisё, ditёn e Flamurit kombёtar tё tё gjithё shqiptarёve. Dita e shpalljes sё Pavarёsisё ёshtё njё ndёr ditёt mё tё ndritshme nё historinё tonё kombёtare. Liria e arritur ёshtё pasuria me e cmuar e njё populli, e cila nuk falet por fitohet me shumё mund, me gjak dhe shumё vuajtje tё shumё…

Read More

Familja Zuka  u ka shprehur mirёnjohje dhe falёnderim publik  tё gjithё mёrgimtarёve qё ndihmuan me mjete financiare me rastin e vdekjes sё Faredin Zukёs, sidomos  shoqatës  “ SMIRA“ dhe Individëve në Gjenevё, të cilët me kontributin e tyre ua lehtësuan barrën e dhembjes shpirtërore dhe materiale pas vdekjes së Faredinit. Lista e dhuruesve: Ilir zuka, Musa Rrahmani, Avni Rrahmani, Ramadan Rrahmani,, Abdurrahim Rrahmani, Naser Rrahmani, Shaban Rrahmani, Mustafё Rrahmani, Izjadin Nuredini, Sadri Quni, Sali Salihu, Mentor Hyseni, Lah Jashari, Samet Bajrami, Mifail Ymeri, Fadil Ademi, Driton Ahmeti, Ekrem Quni, Mustafё Ademi, Haxhi Sali Quni, Musa Salihu, Halime Zuka-Tushi, Shqipe Zuka Hyseni, Ramiz Hasani, Metush Misini, Naser Hajrullahu, Lulzim Iseni, Kemajl Zuka, Agim Arifi, Person anonim, Kemajl Salihu, Agim Ramadani, Mejdi Shabiu Gjylekar, Bajram Elezi Gjilan, Arsim Rashiti Kabash, Remzi Ibrahimi Kabash, Aziz Emini Goshicë, Muhabi Mehmeti Remnik

Read More