Në vazhdën e aktiviteteve të veta Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dega në Viti, ka organizuar një takim me strukturat e degës. Në këtë takim prezentuan nënkryetari Ahmeti Isufi, nënkryetarja dhe shefja e grupit parlamentar të AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi, deputetët Daut Haradinaj , Lahi Brahimaj si dhe anëtarët e kryesisë Xhavit Zariqi dhe Lulzim Leci. Takimin e hapi kryetari i degës, z.Afrim Salihu, duke fol për aktivitetet e degës së Aleancës dhe për zhvillimet e fundit politike në vend. Ahmet Isufi potencoi se ka ardhur koha që kjo qeveri të shkoj bashkë me marrëveshjet antikushtetuese të Asociacionit të komunave me…
Autor: Tefik Salihu
Një delegacion i nxënësve të shkollës fillore “Dëshmorët e 5 Prillit” të fshatit Smirë, janë pritur në një takim nga i pari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti. Njiherit në këtë takim, nxënësit realizuan edhe një intervistë të përbashkët me kryetarin Haliti, për botim në Revistën shkollore “Jehona” e cila është në përgatitje për botim të numrit të dytë. Nxënësit por edhe personeli i shkollës, kanë falënderuar Institucionet komunale, përkatësisht Drejtorinë për Kulturë Rini e Sport në Viti, për mbështetjen financiare të botimit të revistës së numrit të parë, ndërkohë që premtuan se do të vazhdojnë me një përkushtim të…
Në moshën 45 vjeçe, ka humbur jetën në mënyrë tragjike Bekim (Bedri) Idrizi. Varrimi i tij, do të bëhet sot, në Ferizaj, nga ora 14:30. Ngushëllime familjes Idrizi dhe të afërmve e shokëve të Bekimit!
Pas një sëmundje të shkurtë, në moshën 77 vjeçe, ka ndërruar jetë Sala Ademi (gruaja e Mulla Metit). Varrimi është caktuar në orën 14:30, në Smirë. Ngushëllime familjes Ademi dhe të afërmve të ndjerës!
Sot u mbush një vit nga vdekja e më të dashurit tonë. Ramadan ( Mejdi ) Ramadani Më 21.01.2015 do të jetë data më e mallkuar, ku na ndaloi në gjysmë buzēqeshjen tënde. Sot më 21.01.2016 u bë njē vit. Edhe një Janar e shtoi të ftohtin në ne. Arrijmë t’i ngrohim zemrat tona me kujtimin për Ty i shtrejnti ynë Babi, duke kujtua dashurinë e madhe që na lene mendje dhe zemrat tona. Nuk qenka lehtë që të marrësh lapsin e të shkruash sa mall dhe dhimbje kemi për ty .U bënë një vit që kur vdekja të ndau…
Kjo gropë është lënë e hapur, mu skaj rrugës ‘Metush Ibrahimi’, në Smirë, pas hapjes së kanalit nën asfalt për vendosjen e fijeve optike nga Telekomi i Kosovës. Projekti kishte filluar së realizuari në tetor të vitit të kaluar, por nuk dihet pse kjo pjesë ka mbetur e pambuluar. Kështu sic është, shoferët e shohin rrezik për ta, sidomos tani kur ka rënë edhe borë dhe nuk shihet fare, pasi ajo as nuk është shënjuar si duhet nga kompania e kontraktuar nga Telekomi i Kosovës për t`i kryer punimet.
Kati i parё i shtёpisё sё ku ka banuar Berat (Kadri) Berati me familje ёshtё djegur nga zjarri i papritur, kurse janё dёmtuar edhe katet tjera. Pёr fat tё mirё askush nuk ka pёsuar. Zjarrfikёsit kanё intervenuar por nuk kanё arritur tё shpёtjnё orenditё dhe pajisjet qё i ka pasur Brenda, sepse zjarri ёshtё pёrhapur shpejt. Nuk dihen shkaktarёt e saktё, por dyshohet se zjarri u shkaktua nga rryma elektrike. Berati dhe katёr anёtarё tё familjes, janё vendosur tek vёllai i tij derisa tё bёjё njё zgjidhje pёr renovimin e shtёpisё sё djegur.
Ekipi “Lagjja Demiri”, është fitues i turneut tradicional humanitar në futboll të vogël që është mbajtur në Smirë, me rastin e Vitit të Ri. Ky ekip në finale mposhti “5 Prillin”, me rezultat 3:1. Mjetet e tubuara nga pjesëmarrja janë dedikuar për 9 familje në nevojë në fshatin Smirë.
Mёrgimtari smiras Shkodran (Osman) Beqiri me qёndrin nё Zvicёr, ka ndihmuar 40 familje nё nevojё nё komunёn e Vitisё, me rastin e ndёrrimit tё moteve. Me iniciativё tё vet, Shkodrani, ka shpёrndarё ndihma nё vlerё nga 50 euro për secilën familje, nё Viti dhe nё disa fshatra: 3 familje në Skifteraj, 7 në Smirë, 10 në Mogillë, 12 në Viti e Kabash, 2 në Budrikë, 4 në Radivojc, 2 në Gërmovë. Ndihmat përmbanin artikuj esencial dhe vlera totale e tyre vlerësohet rreth 2000 euro.
Mёrgimtari smiras Arsim (Mustafё) Jahiu, ka shpёrndarё sot 15 pako ushqimore dhe dhurata pёr 15 familjё nё nevojё nё fshatin Smirё. Ai tha se e ka ndier obligim moral qё tё solidarizohet me ato familje nё mёnyrё qё tё gjithё ta presin festёn tё gёzuar.
