Rekordmeni kosovar Agim Agushi ka arritur edhe një rezultat tjetër impresionues.

Ai ka regjistruar këtë fundjavë në Berlin të Gjermanisë, dy rekorde të reja botërore në mbajtje të topit me kokë. Me përkrahje të klubit të rekordeve botërore Saxonia të udhëhequr nga Ralf Laue dhe menaxheri Shkelzen Janni Gashi, Agushi ka treguar performansë të mirë në vrapimet 400 dhe 1000 metra.

Në 400 metra, Agushi regjistroi kohën 3 min e 16 sekonda, kurse në 1000 metra, 8 min e 50 sekonda, duke i kaluar me suksese përkundër kushteve të vështira klimatike. /plus-televizion.tv/

1 Koment

Leave A Reply