Ligjëruesi në Fakultetin e Bujqësisë dhe Veterinarisë  në Universitetin Publik  ‘Hasan Prishtina’,   Prof. ass.dr.Arben Mehmeti, ka botuar së fundmi librin e tij ‘Atlas i barërave të këqija dhe herbicidet’. Bashkëautor të tij janë edhe prod.dr. Enver Sherifi, prof. dr. Adem Demaj dhe prof. dr. Rainer Waldhardt.

Autori ka thënë se ky atlas është i rëndësisë së vecantë, pasi sipas tij, deri më tani është  publikimi i përi i këtij lloji në vendin tonë. Ai në parathënien e librit ka theksuar se herbalogjia është degë e rëndësishme në kuadër të mbrojtjes së bimëve, sidomos kur dihet se barërat e këqija ndikojnë mjat shumë në reduktimin e rendimentit të kulturave bujqësore. Sipas tij, në këtë atlas përshkrimi i barërave nuk është kryer sipas sistemit botanik tëklasifikimit, por sipas rëndësisë së tyre praktike dhe përhapjes në vendin tonë. Në atlas përfshihet morfologjia e barërave të këqija, mbirja, lulja, farat, përhapja në kulturat bujqësore dhe përdorimi i herbicideve për kulturat përkatëse.

E, recensenti prof. asc.dr. Roberto Damo, ka  thënë se autorët në këtë atlas janpin informacione të bollshme dhe majt të dobishme për 108 lloje barërash të këqija, të paraqitura përmes tabelave dhe të shoqëruara me fotografi dhe me vecoritë e tyre. Sipas Damos, autorët me këtë atlas japin një kontribut të çmueshëm edhe në plotësimin e zbrazëtisë që ekziston jo vetëm  në Kosovë, porn ë gjithë trevat e tjera shqiptare.

Ky atlas do t`iu shërbejë studentëve, nxënësve, agronomëve, studiuesve, fermerëve  dhe të gjithë atyre që janë të përfshirë në pocesin edukativo-arsimor.

Leave A Reply