Komuna e Vitisë, në përpjekje për nxitjen e prodhimtarisë bujqësore dhe zhvillimin e mëtutjeshëm të kësaj fushe,  ka pajisur 35 fermerë me makina  për mjeljen e lopëve.

Kryetari i Vitisë, Sokol Haliti tha se komuna sivjet ka arritur të bëjë hapa konkret bashkë me organizime grupore të shoqatave, fermerë me të cilët ka punuar shumë por edhe me organizma të tjerë ndërkombëtarë si shoqatat simotra që punojnë në sferën e ndërmjetësimit, participimit, investimit dhe sferën e bujqësisë, blegtorisë, prodhimtarisë lavërtarë dhe pemëtarisë.

Drejtori për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Veton Ademi,  tha se gjatë këtij viti  janë realizuar projekte të shumta fushën e bujqësisë, duke filluar nga shpërndarja e fidanëve të mjedrës, bimëve mjekuese, perimeve, serrave, makinave tharëse, hapjen dhe pastrimin e lumit “Gërçarica”, hapjen dhe pastrimin e lumit” Morava e Binçës”, rregullimin e rrugëve bujqësore, organizimin e panairit të prodhimeve vendore etj .

Ndryshe më parë komuna e Vitisë ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi edhe me Fondacionin Kosovë-Luksemburg që do të jap një ndihmë të veçantë fushës së bujqësisë në këtë komunë.

Fermerët përfitues, janë trajnuar për përdorimin e këtyre makinave dhe mbi rëndësinë e  mbajtjes së higjienës së qumështit. Ata  shprehën falenderimin ndaj kryetarit Haliti për ndihmën dhe përkushtimin e tij të veçantë për bujqësinë. Edhe vitin e kaluar komuna e Vitisë kishte subvencinuar 33 fermervë me makina të tilla.

Leave A Reply