Komuna e Vitisë, respektivisht Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, i ka ndarë sot fidanë të mjedrës 15 përfituesve të këtij projekti që u realizua nga komuna së bashku me Organizatën IKC. Kjo është vazhdimësi e atyre që u ndanë në pranverë, por se në mungesë për të gjithë aplikantët, kishin ngelur këta 15 përfitues për tani.
Kryetari i komunës Sokol Haliti, ka theksuar se subvencionimi në perimekulturë është shumë i domosdoshëm pasi që po vërehen rezultatet e mira që po jepen në këtë fushë, andaj edhe Institucionet komunale do të vazhdojnë të përkrahin këtë veprimtari. Duke i uruar përfituesit e këtij projekti, ai ka falënderuar organizatën IKC për ndihmat që ka ofruar, por edhe për mbështetjen përmes trajnimeve të shumta në këtë fushë. “Do të kemi subvencionime në perimekulturë, por edhe në sektorë të tjera. Andaj ju premtoj se do të keni përkrahjen e plotë të komunës dhe Drejtorisë së Bujqësisë”, është shprehur Haliti.
Sipërfaqja tokësore e fidanëve që u shpërndan sot kap një hapësirë prej 10 ari për fermerë. / kk.rks-gov.net/