Në moshën 65-vjeçe ka vdekur në Smirë, Basri (Sali) Arifi. E pamja do të jetë e hapur deri të mërkurën në mbrëmje, më 2 janar 2013. Ngushllime familjes Arifi dhe të afërmve të të ndjerit!
Autor: Tefik Salihu
Qindra banorë të Smirës kanë pritur bashkë ardhjen e Vitit të Ri 2013, në qiell të hapur, në qendër të fshatit. Atmosfera ishte ndezur më herët, me surle e tupanë dhe me valle. Por, gjithçka shpërtheu, pikërisht në ndërrimin e moteve, kur u ndezën fishekzjarret në mënyrë të organizuar. I madh e i vogël kishin dalë për ta përcjellë këtë spektakël të përgatitur dhe të paralajmëruar më parë nga një grup qytetarësh të Smirës. Dhe pikërisht në orën 24:00, qielli mbi Smirë u ndriqua i tëri dhe u zbukurua nga ngjyrat e mjeteve piroteknike, të cilat krijuan emocione të zjarrta tek…
Qindra banorë të Smirës kanë mbajtur mbrëmë për herë të parë “Takimin e fundvitit të smirasve”. Qëllimi i takimit ka qenë tubimi i banorëve për të shënuar në mënyrë simbolike ndërrimin e moteve dhe për t`u argëtuar së bashku. Kryetari i Smirës, Bekim Azizi, tha se fshati falë iniciativave qytetare gjatë vitit 2012 ka realizuar disa projekte. “Sivjet ngritëm 2 përmendore për dëshmorët dhe martirët e vitit 1912, të cilat kanë kushtuar mbi 30 mijë euro. Janë bërë investime në renovimin e xhamisë dhe kemi pasur pastrimin e fshatit. Për këtë Forumi për Iniciativa Qytetare e ka marrë shembull Smirën…
Gazeta e përditshme kosovare “Koha Ditore”, në numrin festiv të saj, e ka sjellë një tregim për Smirën. Në artikull fshati paraqitet si komunitet i veçantë, i organizuar dhe i njohur për aktivizëm qytetar për gjithë Kosovën. “Organizimi i brenshëm, gatishmëria për përkrahje të iniciativave në komunitet, si dhe projektet e shumta të realizuara përmes punës vullnetare e kanë bërë fshatin Smirë model të aktivizmit qytetar jo vetëm brenda komunës së Vitisë”, shkruan ndër të tjera për Smirën, në artikullin e numrit festiv të “Kohës Ditore”, në faqen C37. Vlen të theksohet se gazeta në numrin festiv sjell artikuj të…
Më 1 dhe 2 janar 2013, do të mbahet turneu tradicional në futboll “Smira 2013”. Turneu ka karakter humanitar dhe mjetet e tubuara do t`i dedikohen ndonjë fëmije të sëmurë në fshat. Kështu që pjesëmarrja sa më e madhe do të thotë edhe ndihmë më e madhe. Paraqitja e ekipeve kushton 10 euro dhe mund të bëhet te Safet Pajaziti. Tel: 045/ 545 486. Shorti do të hidhet të hënën, më 31 dhjetor 2012, nga ora 17:00, te “Beni Impex”, në Smirë, kurse ndeshjet zhvillohen në fushën embuluar të futbollit, në Drobesh.
Nuk pushon interesimi i mediave për rekordmenin e shumëfishtë të botës në zhonglim me top, Agim Agushi, nga Smira. Pas është vënë edhe televizioni prestigjoz i Shqipërisë, Top Channel. Ky medium, ka bërë një tregim për të, por akoma nuk dihet se kur do ta transmetojë. Sidoqoftë, ne do t`ju informojmë me kohë në mënyrë që ta përcjellim yllin tonë. Agimi u gjend në qendër të vëmendjes të mediave këtyre ditëve. Ai të ishte mysafir në Shoë-Programin e fundit televiziv të Besim Dinës, “Oxygen” në KTV, pastaj në Klan të Shqipërisë kurse, rekordmenit botëror nga Smira, i ka kushtuar një…
Ngushëllimet për të ndjerën Hamdije Sejdiu-Shala (motra e Isa Sejdiut) do të pranohen edhe në Smirë, deri të enjten në mbrëmje, më 27 dhjetor 2012, në shtëpinë e Naim Sejdiut. Ajo vdiq të mërkurën, në moshën 74 vjeçe, në Mirosalë, pas një sëmundje të rëndë dhe të gjatë. Ngushëllime familjes Sejdiu dhe Shala.
Udhëheqësi i SHKA. “Januz Ramadani”, nga Smira, Muhamet Maliqi, është nderuar nga Drejtoria komunale për Kulturë e Vitisë, me mirënjohje për kontributin e palodhshëm që ka dhënë në lëmin e kulturës. Muhamet Maliqi me angazhimin e tij në drejtimin dhe koordinimin e funksionimit të shoqërisë kulturo-artistike, ka dëshmuar përkushtimin e tij për të dhënë kontribut për komunitetin dhe për të shpërfaqur vlerat kulturore. Kurse Vesa Salihu nga grupi i vallëzimit modern “Yjet”, u nderua me mirënjohje për promovimin e vallëzimit modern tek të rinjtë. Vogëlushja Vesa Salihu, nxënëse e klasës së III në Smirë, ka marrë pjesë në manifestime të ndryshme të…
Udhëheqësi i SHKA. “Januz Ramadani”, nga Smira, Muhamet Maliqi, është nderuar nga Drejtoria komunale për Kulturë e Vitisë, me mirënjohje për kontributin e madh që ka dhënë në lëmin e kulturës. Kurse Vesa Salihu nga grupi i vallëzimit modern “Yjet”, u nderua me mirënjohje për promovimin tek të rinjt të vallëzimit modern. Muhamet Maliqi me angazhimin e tij në drejtimin dhe koordinimin e funksionimit të shoqërisë kulturo-artistike, ka dëshmuar përkushtimin e tij për të dhënë kontribut për komunitetin dhe për të shpërfaqur vlerat kulturore. Kurse vogëlushja Vesa Salihu, nxënëse e klasës së III në Smirë, ka marrë pjesë në manifestime të…
Profesori i matematikës, nga Smira, rekordmeni i shumëfishtë i botës në zhonglim me top, Agim Agushi, këtyre ditëve, është vënë në qendër të vëmendjes së mediave të Kosovës dhe Shqipërisë. Agimin, nesër do të mund ta shohim në Televizionin “Klan” të Shqipërisë, në emisionin “Takimet e pasditës”, nga ora 18:45. Kurse të premten, në ora 20:45, aii do të jetë mysafir në Show-Programin televiziv të Besim Dinës, “Oxygen” në KTV. Përveç kësaj, rekordmenit botëror nga Smira, i ka kushtuar një artikull edhe gazeta “Shekulli”, me titull “Matematicienti, zhongler i topit me kokë”. Në artikull thuhet se Vitia mund të mos…
