
Janë konfiskuar 122 kilogramë e 180 gramë substancë narkotike, që dyshohet të jetë e llojit marihuanë, 1 revole, 512 fishekë të kalibrave të ndryshëm, 3 mijë franga zvicerane dhe 660 euro. Kapja e kësaj sasie është bërë nga Policia e Kosovës, në komunën e Deçanit, gjatë operacionit të koduar “Fillimi”. Policia dyshon se mjetet e konfiskuara në Deçan, nuk kishin destinacion vendin tonë, por vendet perëndimore. Në këtë rast janë arrestuar katër persona ndërsa provat janë gjetur në dy lokacione të bastisura. Të arrestuarit kryesisht janë të moshës së re.