Rinia_SmirEkipi “Rinia Smirë” është fitues i turneut tradicional humanitar “Smira 2013”, pasi sot në finale mundi ekipin “Beni Impex”, me rezultat 2:1, në vazhdime. Kushtrim Imeri, Dardan Shabiu, Afet Demiri, Alban Ramadani, Agon Maliqi dhe Arbnor Sylejmani, në drejtimin e trajnerit Irfan Demiri, edhe sivjet ofruan një shfaqje të mirë sportive për mbi 250 spektatorë në fushën e Drobeshit.

Në pjesën e parë të lojës në fushë dominoi ekipi “Beni Impex”, duke krijuar dy raste të mira shënimi menjëherë në fillimin, në minutat e para. Pastaj në minutën e pestë Shaqir Ibrahimi me një goditje të fortë rrezikoi portierin e “Rinia Smirë”-s. Loja e pjekur dhe e organizuar e “Beni Impex”, bëri që Arsim Shabiu të shënoj golin e parë për 1:0, pas asistimit të mirë të Riad Rexhepit. Pastaj loja vazhdoi kryesisht në mesfushë me aksiione dhe gjysmë raste për shënim. Por, në minutën e 18, Agon Maliqi përpak sa nuk shënoi autogol, pas një topi të devijuar nga goditja e Arben Ibishit. Pjesa e dytë e lojës filloi me aksione të furishme dhe të shpejta të “Rinia Smirë”. Afet Demiri, Arbnor Sylejmani dhe Arton Ramadani disa herë tentuan ta befasojnë me goditje portierin kundërshtar Besim Sejdiun, i cili ishte në nivel të lartë. Më vonë prapë Arben Ibishi tenton, por prek vetëm transverzalen. Lojtarët e “Rinia Smirë”-s nuk pushuan as në vazhdim, duke organizuar aksione të njëpasnjëshme dhe ishin këmbëngulës për të shënuar. Këtë e bën Dardan Shabiu në minutën e fundit të takimit duke barazuar në 1:1.

 

Pesë minutat e parë të vazhdimit kaluan me aksione të realizuara nga të dyja anët. Por rezultati nuk ndryshoi. Nuk ka kaluar as një minutë e pjesës së parë të lojës shtesë dhe Afet Demiri shënon me kokë për 2:1. Me këtë rezultat edhe përfundoi finalja, e cila u karakterizua me lojë të mirë dhe korrekte.

Lojtari më i disiplinuar i turneut u shpall Herolind Elezi. 

Organziatorët e turneut humanitar tradicional: Safet Pajaziti, Zylfi Zuka dhe Xhevdet Maliqi thanë se mjetet e tubuara nga 18 ekipet që morën pjesë si dhe disa mjete financiare që kanë dhënë disa smiras iu janë dërguar familjes së Lulzim Misini, në shenjë solidariteti e ndihme për fëmijët e sëmurë.

Leave A Reply