
Gjysmëfinalja e dytë e turneut humanitar në futboll të vogël “Smira 2013”, do të zhvillohet të shtunën, më 5 janar 2013, nga ora 14:00, ndërmjet ekipeve “Liverpool” dhe “Rinia e Smirës”. Fituesi do të ndeshet në finale me ekipin “Beni Impex”.
Kurse finalja do të zhvillohet të dielën, më 6 janar 2013, nga ora 13:00. Ndeshjet luhen në fushën e futbollit në Drobesh.