Nxenes_ne_korridorNota mesatare në gjysmëvjetorin e parë në shkollën e Smirës, ka dalë të jetë 4.05, ndonëse në anketën “Sa jeni të kënaqur me nivelin e mësimdhënësve në shkollën e Smirës”, mbi 70 % nga 715 lexues janë shprehur të pakënaqur.

Sipas statistikave që ka nxjerrë udhëheqja e shkollës së mesme të ulët “Dëshmorët e 5 Prillit”, në Smirë,nota mesatare e nivelit të ulët nga klasa I-V ka dalë të jetë 4.25. Shkëlqyeshëm 62 % Shumë mirë 18 % Mirë-15.12 %, Mjaftueshëm 3 %, Dobët-0,78 %. Mungesa gjithsej: 849- 691 të arsyeshme dhe 158 të paarsyeshme. Kurse nota mesatare në nivelin e lartë nga klasa VI-IX, është 3.86. Shkëlqyeshëm 45.9 % Shumë mirë 21.78 % Mirë-16.72 %, Mjaftueshëm-4.31 %, Dobët-12.22 %. Mungesa gjithsej: 849- 691 të arsyeshme dhe 158 të paarsyeshme. Sipas këtyre statistikave, resultati dhe vijueshhmëria e nxënësve te klasat e larta është më e dobët se te ato të ulta.

Leave A Reply