harta_e_kosoves_ne_shpine_2Medina (Ardian) Ahmeti, një vjet e katër muajshe, nga fshati Smirë i komunës së Vitisë, është fëmijë i veçantë. Ajo e ka një shenjë në shpinë, identike me hartën e Kosovës. Nëna e saj, Bahrije Ahmeti, thotë për portalin fshatismire.com se Medina ka lindur me këtë shenjë me ngjyrë si të kaftë të qelur. “Kështu ka lindur. Shenjën e ka pasur më të vogël, por duke u rritur vajza, është rritur edhe shenja”, thotë Bahrija.

Ajo tregon se edhe vet e ka shjenjën e njëjtë në trup me hartë të Kosovës, por jo në shpinë. Kurse i ati i Medinës, Ardiani, thotë se mjekët e kanë parë këtë shenjë por nuk kanë thënë se paraqet ndonjë problem. “Mjekët vetëm e kanë fotografuar vajzën me shënjën në shpinë sepse iu ka ardhur interesant dhe janë habitur”, thotë Ardiani. Ardiani dhe Bahrija nuk kanë ndonjë shpjegim se si është e mundur që shenja të jetë gati krejtësisht identike me hartën e shtetit tonë, por gjithsesi ndihen të ngazëllyer dhe njëkohësisht të quditur me këtë fakt /fshatismire.com/

2 Komente

  1. kjo eshte nje mrekulli dhe shum interesante qe ka lindur me ket shej shum te veqant per kosoven dhe kjo duhet mar parasysh ju lutem kesaj vajze i duheet nje shperblim i madh sepse ka lindur me ket shenje ne shpin qe eka harten e kosoves ne shpin

  2. kjo esht dhuntija zotit zoti ashtu eka krijue se sajperket kosves qe po jep shperblim ato neta harron se kta hajna edhe token ekosoves dojn me hanger e spoju del po ksaj i dhasht zoti shendet e ishalla erun zoti

Leave A Reply