
Vëllezërit Rrahmani (të bijtë e Mulla Shabanit) nga fshati Smirë, kanë blerë Qendrën e Kontrollit Teknik me emrin e deritanishëm “Bujku”, në rrugën Viti-Kllokot, duke u bërë pronarë të ligjshëm të saj. Njëri nga vëllezërit Rrahmani, Xhelali, i tha portalit tonë se prona e paluajtshme, tashmë është transferuar në kadastër, kurse ka mbetur të kryhen edhe procedurat e duhura në Ministrinë e Transportit në mënyrë që Qendra të afarojë me emrin e ri të regjistruar-“KEA”.
Â
Përndryshe qytetarët mund të kryejnë kontrollin teknik të automjeteve, sepse kjo qendër nuk e ka ndërprerë fare punën dhe prej 10 shkurtit është në menaxhim të vëllezërve Rrahmani nga Smira.