MIRLAI SHABANIMërgimtari smiras, Mirali Shabani i ka sjellë 25 topa futbolli dhuratë Shkollës së Mesme të Ulët ‘Dëshmorët e 5 Prillit’. Ai tha se e ka ndjerë obligim që të kontribuojë sado pak për shkollën në të cilën ka mësuar edhe vet, duke e ditur nevojën dhe kushtet në të cilat zhvillohet procesi arsimore tek ne. Përveç kësaj, Miraliu i dha shkollës një donacion prej 200 eurosh.

Drejtori Xhavit Sahiti, në emër të shkollës e ka falënderuar Miraliun për këtë gjest dhe i ka dhënë një mirënjohje. Sahiti tha se me këto rekuzita sportive shkolla e ka zgjidhur për një kohë problemin e furnizimit me topa.

Leave A Reply