Ekipi i përbërë nga Mirlinda (Muhamet) Hetemi, Alira (Ruzhdi) Halili, Bleona (Bashkim) Ramadani, Marigona (Arsim) Ahmeti dhe Rinor (Emrush) Azizi, ka pasur paraqitje të mirë dhe ka shkëlqyer, duke i siguruar shkollës së tyre titullin e më të mirit në komunë.
ÂÂÂÂÂ
Garat u mbajtën në shtatë lëndë: Gjuhë Shqipe, Matematikë, Biologji, Kimi, Fizikë, Histori dhe Gjeografi.
Drejtori Xhavit Sahiti këtë sukses ia adresoi të gjithëve, më së shumti nxënësve, pastaj arsimtarëve dhe prindërve, duke shtuar se vetëm me bashkëpunim të ndërsjellë dhe me punë e përkushtim mund të arrihen rezultatet.
Shkolla e Mesme e Ulët “Dëshmorët e 5 Prillit” edhe vitin e kaluar ka zënë vendin e parë në garat komunale të diturisë të organizuara poashtu nga Drejtoria e Arsimit.