Agim Hasani nga Këshilli për Siguri në bashkësi, shprehu shqetësimin e tij që disa nxënës po prishin rendin në shkollë, duke trokitur nëpër dyer apo dritare apo duke bërë zhurmë.
Gani Agushi, vlerësoi se deri më tani nuk ka pasur mësimdhënës të përkushtuar për edukim dhe rregull në shkollë.
Nexhat Ibrahimi kërkoi angazhim dhe interesim të udhëeqjes së shkollës për të gjetur mënyrat për të investuar në izolimin dhe fasadimin e objektit shkollor.
Në këtë takim u zgjodhën edhe tre anëtarë të Këshillit të shkollës nga radhët e prindërve: Isak Rexhepi, Emrush Azizi dhe Tefik Salihu. Tre anëtarë të tjerë nga radhët e mësimdhënësve: Shpresa Zuka, Afrim Salihu dhe Mustafë Osmani, janë zgjedhur më herët. Tash ka mbetur të zgjedhet edhe përfaqësuesi i nxënësve në këtë këshill.