STELA E SMIRESSmiras që jetojnë jashtë vendlindjes, përditë e më shumë po dëshmojnë se e duan vendin e tyre, e respektojnë dhe dëshirojnë të jenë sa më afër tij dhe ta ndihmojnë atë. Në Gjenevë ata kanë themeluar Shoqatën “Smira”, e cila është regjistruar dhe zyrtarizuar në organet përkatëse të Zvicrës. Aktualisht shoqatën do ta udhëheqë kryesia e smirasve në Zvicër. Kryetari i kësaj kryesie, Ilir Zuka i tha portalit tonë se së shpejti do të japin hollsi shtesë shtesë se si do të funksionojë shoqata.

Ndërkohë edhe smirasit që jetojnë në Shkup, kanë themeluar dhe regjistruar zyrtarisht Shoqatën e dashamirëve të smirasve “Smira Dardane”. Njëri nga iniciatorët, Zijadin Sylejmani, tha se ishte një ide dhe dëshirë e kahmotshme e smirasve në Shkup që të organizohen më mirë. Ai tha se shoqata do të jetë jofitimprurëse, e cila do të ketë për qëllim kujtimin, ruajtjen dhe kultivimin e vlerave kombëtare dhe njerëzore, që burojnë nga një fshat me traditë të lashtë, siç është Smira. Shoqata synon edhe formimin e një fondi, i cili do të përdoret për qëllime humanitare.

Leave A Reply