Emrush Azizi është zgjedhur kryetar i Këshilli të Shkollës së Mesme të Ulët “Dëshmorët e 5 Prillit”, në Smirë. Tre anëtarët e këshillit  të zgjedhur nga radhët e prindërve në një takim me prindër, janë: Isak Rexhepi, Tefik Salihu dhe Emrush Azizi, kurse nga radhët e mësimdhënësve të shkollës janë zgjedhur: Mustafë Osmani, Shpresa Zuka dhe Afrim Salihu. Ka mbetur që këshilli të kompletohet me një përfaqësues të nxënësve. Sipas rregullore kryetar i Këshillit duhet të jetë nga radhët e prindërce. Kryetari i sapozgjedhur në një takim të Këshillit të shkollës, u zotua se do të punojë me përkushtim në të mirë të përmirësimit të kushteve të mësimit dhe në funksion të mbarvajtjes së procesit edukativo-arsimor.

Leave A Reply