Shkruan: Zijadin Sylejmani
ÂÂÂ
Jo vetëm stafi i shkollës por i gjithë fshati u ngrit në këmbë që të ndihmojnë në organizimin e manifestimit të kesaj dite. Të gjithe u munduan të japin kontributin e vete. Nje grup të rinjsh filloi në mënyrë krejt vullnetare të pastroj dhe rregulloj shkollën dhe oborrin e saj , e grupi tjetër pa kursyer asgjë filloi të pastrojë fshatin dhe rrugët nga letrat e mbeturinat që realisht shumë pak i gjen në Smirë.
Por madhështia e kësaj ditë qëndron aty se këtë vit për herë të parë në historinë e bujshme të fshatit kremtimi i ditës së shkollës dhe përkujtimi i dëshmorëve të lirisë u bë jo vetëm nga smirasit vendas dhe mysafirëve të ftuar por pjesëmarrës ishte edhe grupi prej 60 – 70 smirasve të shpërngulur e që tani jetojnë në Shkup.
Kryesia e Shoqatës “SMIRA DARDANE “ e themeluar ditë më parë në Shkup,organizoi që me autobus dhe disa makina private në menyrë të organizuar një pas një të marrin rrugën për në vendlindje e të marrin pjesë në manifestimin që e organizoi Drejtoria e shkollës në Smirë.
Dhe keshtu ne mengjesin e 5 prillit ,ora 8.00 smirasit u tubuan para agjensionit turistik “SMIRA TRANS” dhe pas përshendetjes nga ana e organizatorit dhe intervistës me gazetarin e TV ERA u nisën për Smirë. Fillimisht u ndalën në hyrje të fshatit të permendorja e luftëtarëve te vitit 1912, ku u bënë spjegime, incizime dhe disa fotografi. Nga ketu u nis kolona drejtë qendrës së fshatit ku kishin dalë shumë vëllezër e familjarë në pritje të bashkëvendasve të vet. Ishte nje gëzim i madh i percjellur me buzëqeshje e përqafime të shumta mes veti, thjesht u krijua një atmosfere e paparë .
Shënimi i kësaj dite filloi me homazhin te lapidari i Dëshmorëve të 5 prillit, emër te cilin e mban edhe shkolla e fshatit. Iu bënë nderime katër dëshmorëve, katër të rinjeve që dhane jetën për lirinë e vendit. Ketu në emër të Shoqatës “Smira Dardane” u vu një buqetë lulesh të fresketa me shkrimin “LAVDI DËSHMORËVE TË LIRISË”
Nga këtu të gjithë smirasit e bashkuar,vendas dhe shkupian vazhduan rrugën për në oborrin e shkollës ,të zbukuruar me flamuj kombëtar e fografi të dëshmorëve të lirisë. Nuk mungonte as fotoja e simbolit te kombit tonë Adem Jasharit. Natyrisht programi filloi me himnin kombëtar e pastaj iu dha fjala drejtorit të shkollës z. Xhavit Sahiti i cili pas përshendetjes foli për historikun dhe rrezultatet e shkollës. Pas tij mori fjalen Drejtori i Drejtorise së arsimit ne Viti z.Qahil Sinani, i cili tha se kjo ditë simblizon bashkimin e pushkës dhe librit.
Ne foltore u ftua edhe Kryetari i Shoqates “SMIRA DARDANE”nga Shkupi z.Zijadin Sylejmani,i cili pas fjalëve “Përshëndetje Smira ,përshëndetje vendlindja ime” dhe urimit që u bë në emer të drejtorit dhe pedagogëve te shkollës ,ai në emër të të gjithë smirasve nga Shkupi iu shprehi ngushëllime familjeve te deshmoreve dhe shtoi se kjo ditë pos bashkimit të librit dhe pushkës do të mbahet mend edhe për bashkimin e smirasve të Smirës dhe Shkupit.
Pas fjalimeve të mbajtura programi vazhdoi me recitime, këngë e valle të përgatitura nga nxënësit dhe pedagogët e shkollës dhe kështu vazhdoi deri rreth orës 13.30 minuta. Pas përfundimit të programit festiv gazetari i TV ERA të Shkupit z. Fadil Zendeli bëri intervistë me xha Isuf Demirin, njërin nga më të moshuarit e fshatit , prof.Feriz Ahmetin dhe kryetarin e Shoqates “SMIRA DARDANE” z.Zijadin Sylejamani. Që të tre dhanë nga një përshkrim të shkurtë për Smirën dhe smirasit. Pastaj për të pranishmit në restoranin “LINDI” në Viti u shtrua drekë e begatshme. Pas drekës, duke filluar ne ora 15.30 enkas për këtë ditë u luajt ndeshje miqësore ndërmjet ekipit të Smirës vendase dhe ekipit Smira Dardane e formuar nga smirasit e Shkupit. Pas këtij takimi u zhvillua edhe ndeshja finale nga turneu i mbajtur për nder të ditës se shkolles. Në fund u ndanë medalje për fituesit e turneut.
Të gjithe smirasit ashtu siç shkuan ne Smirë të bashkuar, ora 17.00 përfunduan shëtitjen ne vendlidje dhe u kthyen në Shkup,me një kënaqësi të vacantë shpirtërore, me përshtypje shumë të mira e me shumë falëmderime në adresë të organizatorëve.
Duhet theksuar se gjate tërë ditës na shoqëronte ekipi i , Konaku – TV ERA gazetari dhe kameramani të cilet i falënderojmë për punën që kanë bërë.
Në fund nuk duhet harruar t`i bëjmë një falënderim publik agjensionit turistik “SMIRA TRANS” në krye me z.Nijazi Isenin icili na mundësoi që me autobusin e tyre të bëjmë këtë udhëtim . Pra ky ishte një prej aktiviteteve të Shoqates “SMIRA DARDANE”, shpresojmë jo i fundit, por luten të gjithë ata që kanë mundësi të ndihmojnë Shoqaten le ta japin kontributin e vet sado të vogël, sepse për ne është i madh. Jeni te mirepritur.
Shkup, 14 prill 2014 Kryetari i Shoqates “Smira Dardane “
Zijadin Sylejmani