Një grup i përbërë nga 48 nxënës dhe katër mësimdhënës shqiptarë, që jetojnë dhe veprojnë në Austri, ka qëndruar sot në shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Dëshmorët e 5 Prillit”, në Smirë. Ata ndjekin mësimin plotësues në Gjuhën Shqipe, në kuadër të sistemit publik të shkollimit, në lande apo rajone të ndryshme austriale. Vizita u realizua në kuadër të një projekti të Ministrisë së Diasporës, në bashkëpunim me Shoqatën e mësimdhënësve shqiptarë në Austri, me qëllim të njohjes më të mirë me Kosovën.
ÂÂÂ
Kryetari i kësaj shoqate, Osman Ademi , tha se projekti parasheh vizita institucioneve, monumenteve kukturo-historike, bukurive natyrore, shkollave etj.
“Kjo që po bëjmë është me rëndësi të veçantë, sepse nxënësit tanë që kanë lindur në Austri, kanë mundësi të njihen më mirë me atdheun. Me vlerat kombëtare, historinë, sistemin arsimor, mikriptjen, me ushqimet e vlera tjera. Gjatë qëndrimit tonë në Kosovë kemi vizituar Memorialin Përkujrimor në Prekaz, Burimin e Drinit, Ministrinë e Diasporës, kemi qenë në një shkollë në Istog e vizita e programe tjera. Poashtu do të vizitojmë edhe Shqiërinë”, ka thënë Ademi.
Drejtori i shkollës së mesme të ulët në Smirë, Xhavit Sahiti, paraqiti para të pranishmëve një historik të shkurtër të shkollës shqipe në Smirë. Ai tha se fshati është lokalitet antik dhe ka një histori interesante. “Në fillim mësimi është zhvilluar në gjuhë tjera, por fillet e shkollimit shqip janë nga viti 1945 me mësues Nebi Zuka. Mësimi në mënyrë të organizuar nga pushteti i atëhershëm filloi më 1946/47. Në mungesë të objektit shkollor, mësimi zhvillohej në mejtep. Kjo shkollë ku jemi sot u ndërtua në vitin 1973. Kurse sotka rreth 600 nxënës. Nga kjo shkollë kanë dalë njerëz të vyeshëm, të cilët në institucione lokale e qendrore, po kontribuojnë në ndërtimin e shtetit. Shkolla jonë ka zënë vendin e parë në garat e fundit komunale të diturisë, të organizuara nga Drejtoria e Arsimit, për nderë të 7 Marsit-Ditës së Mësuesit.
Të pranishmi i kanë përshëndetur edhe drejtori i Drejtorisë komunale të Arsimit në Viti, Qahil Sinani dhe mësuesi në Austri Milaim Zyrapi.
Kryetari i Këshillit të fshatit Smirë, Afrim Salihu, i njohu me fshatin nxënësit dhe mësimdhënësit që erdhën nga Austria.
“Nga kjo shkollë kanë dalë nxënës të mirë që kanë përfunduar me sukses studimet universitare dhe pasuniversitare. Kemi mbi 10 doktorë shkencash, 25 magjistra dhe rreth 500 të diplomuar në drejtime të ndryshme. Më së shumti kemi në fushën e mjekësisë, arkitekturës dhe ndërtimtarisë. Dëshiroj t`ju njoftoj edhe me të arriturat politike dhe ekonomike të fshatit. Nga fshati Smirë kemi njerëz që kanë qenë deputetë në Parlamentin e Republikës së Kosovës, të Republikës së Maqedonisë dhe të atij të Shqipërisë. Kurse në fushën e ekonomisë, smiras zotërojnë biznese të fuqishme që funskionojnë me sukses, të cilat ndihmojnë zhvillimin ekonomik të vendit dhe punësimin. Poashtu në sport kemi individ të dalluar siç është zhngleri I njohur Agim Agushi, i cili ka thyer rekorde të ndryshme botërore në këtë fushë, duke hyrë edhe në Librin e Ginisit. Edhe në aspektin kombëtar, fshati ka dhënë kontribut të çmuar në të gjitha fazat e historisë. Edhe në luftën e fundit më 1999, nga fshati në luftë morën pjesë shumë luftëtarë, kurse në altarin e lirisë ranë 4 dëshmorë”, tha Salihu.
Eleoneta Delijaj me prejardhje nga Gjakova, nxënëse e klasës së VII, me qëndrim në Vjenë, tha se po i pëlqen shumë ky projekt ndonëse në Kosovë vjen çdo vit. “Unë edhe pse vi për pushime në Kosovë, ky projekt po më duket interesant, sepse po vizitojmë vende të ndryshme dhe po njihemi më shumë me kulturën, ushqimet tradicionale dhe bukuritë natyrore por edhe po krijojmë shoqëri të reja”, ka thënë Eleoneta.
Nxënësit nga Austria, të ndarë në grupe, patën rastin të marrin pjesë në orët e mësimit nëpër disa klasë të shkollës së Smirës.
Për mysafirët u shtrua edhe një drekë me gatime tradicionale nga familjet smirase, kurse u shfaq edhe një program i përbashkët me pika artistike nga nxënës të Smirës dhe nga Austria. Poashtu delegacioni nga Austria kishte përgatitur edhe dhurata për shkollën dhe nxënësit e Smirës.