SMIRASmira dhe smirasit përditë e më shumë po bëhen interesant për opinionin e gjerë.Mediat po vazhdojnë t`i japin rëndësi modelit të mirë të organizimit të këtij komuniteti.  Pas shkrimeve dhe reportazheve në mediat vendore: “Koha Ditore”, “Kosova Sot”, “Radio Kosova” dhe RTV “Tema”, është portali informativ në Zvicër www.albinfo.ch, që i ka kushtuar së fundi, një artikull smirasve në diasporë, e me theks të veçantë në Zvicër. Artikulli i nxjerr smirasit shembull të mirë të refletimit të punës dhe aktivitetit vullnetar për të mirën publike. “Diaspora e gjithë Evropës nga fshati Smirë e Kosovës u mblodh në Onex (GE) gjatë fundjavës së kaluar. Një komunitet me prejardhje nga i njëjti fshat dhe i cili përtej festës së organizuar na frymëzon me sistemin e tij të qëndrueshëm, duke vënë në pah kontributin e një diaspore në zhvillimin e vendit të saj të origjinës”, ka shkruar albinfo.ch. Për të parë artikullin e plotë, kliko këtu: http://www.albinfo.ch/sq/e-diaspora/smirasit-komuniteti-mb-shtet-s-i-fshatit-t-origjin-s

 

Leave A Reply