homazhe ne bjeshkollaveDëshmorët e kombit Mirali Sejdiu, Hebib Sejdiu, Skender Salihu e Ylvi Demiri, nga Smira, janë përkujuar në 15 vjetorin e rënies së tyre në altarin e lirisë. Manifestimet kanë filluar me homazhe tek varrezat e të gjithë dëshmorë të komunës së Vitisë, tek vendi i rënies së dëshmorëve të Smirës dhe tek përmendorja në qenër të fshatit. Manifestimi ka vazhduar me akademinë përkujtimore në oborrin e shkollës .

 

U tha se sakrifica dhe lufta e dëshmorëve do të mbeten gjithmonë të freskëta në kujtimet tona dhe se ata janë më të merituarit që ne sot jetojmë e punojmë të lirë.Në këtë ngjarje mori pjesë edhe një delegacion i smirave që jetojnë në Shkup.

Poashtu pasdite u luajt edhe finalja e turneut tradicional në futboll të vogël për nderë të Ditës së Dëshmorëve.

 

Po sot u shënua Dita e shkollë së fshatit, e cila mban emrin “Dëshmorët e 5 Prillit”. Udhëheqë të saj prezantuan historikun dhe të arriturat e shkollës. U hap një ekspozitë me punime të nxënësve dhe u shfaq  një program kulturo artistik i përgatitur nga nxënënësit e shkollës 

Leave A Reply