Amir (Ramë) Haliti, nga Smira e Vitisë, ka humbur jetën sot në mëngjes në një aksident rrugor në autostradën A1, Lozanë-Gjenevë, afër daljes La Sarraz dhe Cossonay. Njëzet e gjashtëvjeçari me qëndrim në Gjenevë, ishte duke udhëtuar me motor nga Lozana për Gjenevë, kur rreth orës 03:00, të mëngjesit, një veturë e ka goditur nga prapa, për ta përplasur pastaj me veturën para tij. Sipas Policisë Kantonale, atij i është dhënë ndihma e parë nga ekipi mjekësor, por nuk ka arritur t`u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Kurse shoferët e dy veturave të përfshira në aksident, janë lënduar lehtë dhe janë dërguar në spitalet e zonës, ka raportuar Tribune de Geneve.
Ai kishte shkuar qe një vit në Gjenevë dhe nuk kishte status të rregulluar në Zvicër.
Familjarët kanë thënë se për kohën e varrimit të Amirit do të njoftojnë sapo të marrin informatat se kur mund të sillet kufoma e tij në Smirë.
8 Komente
I ngushlloj te afermit Familjen,Miqet,Shoket per humbjen e bashk vendasit tone ngushllime.
Ngushllime familjareve, miqeve dhe gjith farefisit te familjes Haliti.
Ngushllime,,te afermive ,shoqeris ,farefisit, Familjes Haliti
Ngushllime familjes Haliti.
Ngushllime familjes Haliti te ndjerin zoti ne xhenet ngushllime nga Agron Azemi
Ngushllime familjes Haliti
AMIN, Ju Faleminderit te gjitheve Vllezer dhe Motra per Ngushllimet e Juaja te Sinqerta Zoti e Prefte ne Paqe, ALLAHU e dergofte ne Xhehnet
ngushllime famlijes haliti shokun ton amirin zoti e shlerbleft ne xhenet