Shoqata që tubon smirakët e Shkupit, “Smira Dardane”, përmes një telergrami i ka shprehur ngushëllime familjes, të afërmve dhe të gjithë bashkëvendasve, me rastin e vdekjes së ish-deputetit të Parlamentit të Maqedonisë, ish-diplomatit dhe ish-profesorit, Dr. Sami Ibrahimi. Në letrën ngushëlluese, vihet në pah personaliteti dhe bagazhi intelektual e kombëtar si dhe kontributi i tij në shumë sfera, e sidomos në edukimin dhe arsimimin e gjeneratave të reja, si në shkolla të mesme ashtu edhe në fakultete.

“Nuk ka dyshim se dhembja dhe pikëllimi iu bie, jo vetëm anëtarëve të familjes Ibrahimi, por me siguri të gjithë smirasve qoftë në Shkup, apo në Smirë, bile edhe më gjerë, përfshirë shumë miqë e dashamirë të familjes Ibrahimi. E dijmë se ndarja nga Prof. Samiu është e rëndë si për familjarët dhe miqtë e tij, por ne duhet të jemi krenar që jetuam bashkë me të, që u rritëm dhe u shkolluam me këshillat dhe dituritë e tij. Të nderuar familjarë dhe bashkëvendas në emër të Këshillit të Shoqatës ‘Smira Dardane’, ju shprehi ngushëllime të gjithëve”, thuhet në letrën ngushëlluese të nënshkruar nga kryetari i Shoqatës, Zijadin Sylejmani.

Leave A Reply