Makinat të cilat udhëtojnë përmes Serbisë e që kanë targa të vendeve të huaja,  janë bërë cak  i një grupi të organizuar nga Serbia, në mesin e të cilëve dyshohet se ka edhe shqiptarë dhe turq. Grupi po lëviz nëpër autostradën në Serbi, që nga hyrja nga Kroacia dhe po grabit makinat me targa të huaja.  Denoncimi është bërë nga mërgimtarë, të cilët këtyre ditëve kanë ardhur në vendlindje përmes këtij destinacioni. Një nga mërgimtarët ka shkruar në rrjetin social facebook, duke rrëfyer se grupi lëviz me 3 -4 vetura, me ç`rast njëra është identifikuar Mercedes Benz S Klas me targa të Berlinit të Gjermanisë. “Ata fillimisht afrohen dhe përmes një përshëndetjeje islame kërkojnë ndihmë se gjoja me familjen e tyre kanë mbetur në rrugë. Ata ofrojnë gjësende për të shitur dhe varësisht nga rrethanat edhe përmes kërcënimit më pas nxjerrin paratë nga mërgimtarët”, ka rrëfyer, një nga mërgimtarët I.Rexhepi, i cili është njohur me këtë rast

Të njëjtën gjë e kanë konfirmuar sot edhe dy mërgimtarë smiras që dje kanë ardhur në Kosovë përmes Kroacisë dhe Serbisë.  XH.M i cili ka ardhur dje në vendlindje, i ka thënë portalit fshatismire.com se derisa po  udhëtonte  nëpër Serbi, një person ia ka bërë me dorë që të ndalet , nga një makinë në lëvizje,  e tipit Mercedes me targa gjermane,  por ky nuk është ndalur. Poashtu mërgimtari tjetër smiras G.I,  ka treguar se një mik i tij me të cilin po udhëtonin bashkë, ka rënë në grackën e këtij grupi dhe është ndalur, por mezi ka shpëtuar pa  u grabitur. Të dy smirasit u bëjnë thirrje bashkëvendasve të tyre por edhe të tjerëve që kalojnë nëpër Serbi, të kenë kujdes dhe të mos bien në këtë grackë.

 

Leave A Reply