Agim dhe Leotrim Agushi nga Smira e Vitisë kanë hyrë në librin e rekordeve Guinness duke e vendosur  një rekord të ri botëror në disiplinën sportive për mbajtjen e topit në kokë në çift. Smirasit kanë mbajtur topin në kokë për 30 min 11 sekonda duke e thyer rekordin e deritanishëm të një çifti suedez që ishte 12 minuta e 45 sekonda. Përndryshe ky aktivitet është mbajtur në qendër të qytetit të Vitisë dhe atë nën përkujdesen e Kryetarit të Komunës së Vitisë, Sokol Haliti.

 Para fillimit të këtij aktiviteti Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ndër tjerash tha se ai dhe qeveria e tij komunale përveç se është i emocionuar por edhe i gëzuar pasi që kanë rastin të përkahin këtë aktivitet. “Me të vërtetë jam i emocionuar por edhe i gëzuar jo vetëm unë por gjithë qeveria komunale pasi që sot kemi rastin që në këtë eveniment sportiv ta përkrahim dhe ta sponsorizojmë por edhe të përjetojmë bashkarisht“, u shpreh Haliti.  Ai tha se kjo është një ngjarje e veçantë në nivel vendi duke potencuar se për këtë meritat kryesore janë të Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport dhe të sektorit të Sportit por edhe të vetë sportistet vitias dhe talentet siç janë Agim dhe Leotrim Agushi. Ndërkaq Seyda Subasi- Gemici nga Guinnness World Records Limited duke bërë të ditur rekordin e ri botëror të vendosur nga Agim dhe Leotrim Agushi tha se ajo ishte dëshmitare e një rekordi të bukur dhe të jashtëzakonshme që është vendosur në Viti duke uruar për këtë të arritje Vitinë dhe Kosovën në përgjithësi.

4 Komente

  1. Zijadin Sylejmani _ Shkup on

    Nuk ka nevoj per komente dhe komplimente tjera , pos URIME te perzemerta per suksesin e arritur.Me kete sukses jo vetem vehten apo Smiren por gjith Kosoven dhe mbare shqiptarin e fute ne librin e famshem te Guinness, librin e rekordeve me te vecanta boterore.Pra Ju lumte dhe uroj te vazhdoni me suksese dhe rekorde tjera.

  2. Esat Halil Sahiti f.Smirë on

    Shumë urime për suksesin e arritur për ta bër të njoftun bota se dikund gjendet Smira dhe komuna e Vitisë një vend i vogël por me njerz me fam botërore si AGIM AGUSHI DHE LEOTRIM AGISHI, por edhe KOSOVA e cila përfaqësohet e regjistrohet për të saten herë në librin e GINISIT. Urime urim e kurr mos tu ndalshin sukseset veq perpara.

Leave A Reply