Njoftohen të afërmit, bashkëvendasit dhe miqtë, se varrimi i Amir (Ramë) Halitit, është caktuar për nesër, e shtunë 25 korrik, pas faljes së Drekës, në Smirë. Sipas familjarëve, kufoma e tij është dërguar në Cyrih prej nga do të sillet nesër paradite në Smirë.
Amiri ka humbur jetën dje në mëngjes në një aksident rrugor në autostradën A1, Lozanë-Gjenevë. Njëzet e gjashtëvjeçari me qëndrim në Gjenevë, ishte duke udhëtuar me motor nga Lozana për Gjenevë, kur rreth orës 03:00, të mëngjesit, një veturë e ka goditur nga prapa, për ta përplasur pastaj me veturën para tij. Sipas Policisë Kantonale, atij i është dhënë ndihma e parë nga ekipi mjekësor, por nuk ka arritur t`u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.
Ai kishte shkuar qe një vit në Gjenevë dhe nuk kishte status të rregulluar në Zvicër.
7 Komente
ZIJADIN SYLEJMANI on 23 KORRIK, 2015 20:41
Ngushllime familjareve, miqeve dhe gjith farefisit te familjes Haliti.
Ngushllime families halit e te ndjerin Allahu nxhenet e qoft
Ngushllime familjes Haliti e Amirin zoti ne xhehnet
Ngushllime Familjes Haliti te ndjerin zoti ne xhenet pranoni ngushllimet nga Agron Azemi Genève
Ngushllime familjes Haliti ishalla zoti nxhenet
NGUSHELLIME FAMILJES…ZOTI JAU DHASHTE GAJRETIN….
Ngushëllime familjes Haliti dhe të gjithë të afërmve e dashamirëve të Amirit.