A. Rexhepi rreth 24 vjet nga fshati Mogillë ka humbur jetën, kurse tre persona të tjerë janë lënduar mbrëmë, në një aksident rrugor në magjistralen Prishtinë-Ferizaj. Burimet e Policisë Rajonale të Prishtinës njoftojnë se aksidenti ka ndodhur rreth orës 03:20, në fshatin Llapnasellë, në momentin kur vetura e tipit Ford Fiesta me targa të Republikës së Kosovës, ka humbur kontrollin për shkaqe të panjohura dhe ka goditur mbrojtëset e rrugës, në ndarjen fizike mes dy shiritave të rrugës. A.R ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës, në Prishtinë, ndërkohë që të tre personat e lënduar janë dërguar në QKUK, për trajtimi mjekësor. Në mesin e tyre është edhe V.Z nga Smira, por siç është mësuar nga familjarët, ai është lëshuar në shtëpi në gjendje stabile. Hetuesit e trafikut rajonal po punojnë në zbulimin e rrethanave që kanë sjellë deri te ky aksident me fatalitet.
1 Koment
Ngushllime per familjen Rexhepi,kurse sherim te shpejt per familjen Zuka