Shoqata  ‘Smira’, në Gjenevë i është bashkuar mbështetjes financiare të Shoqërisë Kulturo-Artistike ‘Jonuz Ramadani’, për të marrë pjesë në Festivalin XX Ballkanik të Folklorit, që do të mbahet në Bursa të Turqisë nga 4-13 shtator 2015.  Kryetari i shoqatës, Fadil Ademi, ka njoftuar se smiras të tubuar rreth kësaj shoqate kanë mbajtur një takim për këtë qëllim  dhe  kanë mbledhur për shoqërinë 1750 Sfr dhe 50 €.  Ja personat që përkrahën aksionin:

  1. Lah Jashari                     200 sfr
  2. Mentor Hyseni                300 sfr
  3. Fadil Ademi                     100 sfr
  4. Avdyrrahim Rrahmani  300 sfr
  5. Iziadin Nuredini             150 sfr dhe 50 €
  6. Shemsi Ibishi                   200 sfr
  7. Mustaf Ademi                  300 sfr
  8. Ekrem Quni                     200 sfr

Për udhëtimin e SHKA ‘Jonuz Ramadani’, në Turqi, Komuna e Vitisë ka ndarë 3000 €, por kjo shumë nuk ka mjaftuar. Për këtë arsye disa donatorë dhe shumica e anëtarëve të shoqërisë kanë kontribuar me mjete financiare dhe kanë mbledhur edhe 1500 euro.

Kryetari i SHKA ‘Jonuz Ramadani’, Muhamet Maliqi, në emër të gjithë anëtarëve,  ka falënderuar Komunën e Vitisë, Shoqatën ‘Smira’, në Gjenevë dhe ata që ndihmuan në mënyrë që artistët smiras të jenë pjesë edhe e skenave ndërkombëtare.

 

 

1 Koment

Leave A Reply