Udhëheqësia dhe anëtarët e Shoqërisë Kulturo-Artistike “Jonuz Ramadani” falënderojnë të gjithë ata që mbështetën shkuarjen e tyre në Festivalin XX Ballkanik të Folklorit, që do të mbahet nga 4-13 shtator në Bursa të Turqisë.

Në letrën falënderuese të dërguar nga kryetari i SHKA “Jonuz Ramadani”, Muhamet Maliqi, shprehet mirënjohje e thellë për kryetarin e Vitisë, Sokol Haliti, për drejtoreshën e  Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kaltrina Sylejmani,  për shoqatën ‘Smira”, me kryetarin Fadil Ademi, me seli në Gjenevë, për shoqatën  “Smira Dardane”, me kryetar Zijadin Sylejmani, me seli në Shkup, për afaristët, anëtarët e shoqërisë dhe individët tjerë, të cilët dhanë mjete financiare dhe mundësuan pjesëmarrjen e artistëve smiras në një ngjarje të rëndësishme ndërkombëtare kulturore.  Më tej në letër janë radhitur të gjithë kontribuesit për këë qëllim:

-Zyra e kryetarit të Vitisë Sokol Haliti           1000 €

-Drejtoria për Kulturë, RIni e Sport               2000 €

-Lah Jashari                                                200 sfr

-Mentor Hyseni                                            300 sfr

-Fadil Ademi                                                100€ dhe 100 sfr

-Avdyrrahim Rrahmani                                  300 sfr

-Iziadin Nuredini                                           150 sfr dhe 50 €

-Shemsi Ibishi                                              200 sfr

-Mustaf Ademi                                              300 sfr

-Ekrem Quni                                                 200 sfr

-Shoqata “Smira Dardane”-Shkup                  200 €

-“Vinex”-Isuf Zuka                                       200 €

-Mobilieria “Bungu”- Ramadan Hasani              150 €

-Butiku “Capone”- Florent Imeri                       30 €

-Njazi Fejzullahu                                             20 €

-Ismajl Ademi                                                 20€

-Naim Demiri                                                   10 €

-Adem HAziri                                                   10 €

-Nasuf Sejdiu                                                   20 €

-Sabri Ajeti                                                      50 €

-Mentor Ibishi                                                  50€

-Smira Mermer                                                 50 €

-Kemur Mustafa                                                20 €

-“Elita”                                                             50€

-Nexhat Ramadani                                             20 €

-Furra “Thekra’-Agron Ahmeti                             50 €

-“Art Projekt”                                                       50 €

-Xhevdet Halili                                                   30 €

-Xhelal Rrahmani                                               30 €

-Agim Misini                                                       10 €

-Tefik Salihu                                                      10 €

-32 anëtarë të shoqërisë kanë dhënë nga  50€

“Ju faleminderit që hapët zemrat duke na dalur në ndihmë për të na mundësuar pjesëmarrjen në Festivalin e Bursës në Turqi, që ishte qëllim i kahmotshëm i shoqërisë sonë. Ju premtoj se do të mundohemi me mish e me  shpirt që të prezantohemi sa më mirë. Me këtë mbështetje na keni dhënë obligim që aktivitetin e kësaj shoqërie ta vazhdojmë me përkushtim edhe më të madh”,  thuhet në letrën falënderuese të SHKA “Jonuz Ramadani”, të nënshkruar nga kryetari i saj, Muhamet Maliqi.

 

 

 

1 Koment

  1. Falënderim,
    Dëshiroj të falënderoj përzemërsisht gjithë perkrasit që mundësuan shuarjen e SHKA “Januz Ramadani”, në Festivalin XX Ballkanik të Folklorit, që do të mbahet në Bursa të Turqisë. Një përshëndetje të veçantë për Kryesin shka J.R., anëtaret dhe kryetarin Muhamet Maliqi, ju dëshiroj udhëtim të mbarë dhe shumë suksese në prezantimin e folklorit dhe vlerave tona kombëtar.
    Me respekt ish anëtari i SHKA “Januz Ramadani”, Fadil Ademi.

Leave A Reply