Shpallja e pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt 2008, ishte kurorëzimi i një rrugëtimi të dhimbshëm lotësh e gjaku për popullsinë shqiptare atje. Për vite me radhë, deri në qershor të 1999-ës, shqiptarët vuajtën pasojat e spastrimit etnik nga ushtria e Millosheviqit. Pas përfundimit të luftës dhe vendosjes së trupave ndërkombëtare në Kosovë, në nëntor 2005 nisi zyrtarisht procesi për statusin përfundimtar. Prej 13 qershorit të vitit 1999, kur forcat serbe u detyruan të largoheshin nga Kosova, ky vend administrohej nga misioni i Organizatës së Kombeve të Bashkuara UNMIK dhe institucionet demokratike të Kosovës: Kuvendi, Presidenti dhe qeveria. Edhe pse…
Autor: Tefik Salihu
Rruga “Metush Ibrahimi” nĕ Smirë është bërë “pasqyre”. Disa banorë të lagjes, të prirë nga Nexhat Ibrahimi kanë pastruar ambientin nga mbeturinat, kryesisht letra dhe ambalazh i pijeve dhe ushqimit. Ata u bënë thirrje të gjithëve që të kenë më shumĕ kujdes për rrethin.
Eseja e nxënësit të klasës IX nga Shkolla Fillore e Mesme e Ulët, “Dëshmorët e 5 Prillit”, Sahit Salihu nga fshati Smirë, është shpallur më e mira në garën komunale, të organizuar nga Drejtoria për Kulturë, Rini e Sport në bashkëpunim me Drejtorinë e Arsimite Komunës së Vitisë, në shënim të përvjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Juria e përbërë nga prof. Miftar Lala, prof. Vjollca Zejnullahu dhe prof. Sadie Dauti me vendin e dytë e vlërsuan Drin Mehmetin nga shkolla “Dëshmorët e Vitisë”, kurse me vendin e tretë Diana Islamin nxënëse e klasës së IX të shkollës fillore “Bafti Haxhiu”…
Tri partitë opozitare, Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe NISMA për Kosovën, nё njё tubim të përbashkët sot në Viti, kanё ftuar qytetarët vitias për pjesëmarrje në protestën e 17 shkurtit në Prishtinë. Në këtë takim folën Albin Kurti, Sali Salihu, Ahmet Isufi, Xhevat Bislimi, Selvije Rexhepi, dhe Afrim Salihu, të cilët para të pranishmëve duke potencuar rëndësinë e protestës, kanë afirmuar fuqishëm vendosmërinë e opozitës së bashkuar për të kundërshtuar hapur dy marrëveshjet me Serbinë dhe me Malin e Zi, të cilat sipas tyre kërcënojnë sovranitetin e shtetit. Deputeti i Parlamentit të Kosovës, Albin Kurti foli për…
Rruga ‘Arif Arifi’, nё Smirё ka marrё pamje tё re. Me inciativё tё Gazmend Ferizit, nё tё dy anёt e rrygёs, nё gjatёsi rreth 550 metra, janё mbjellё rreth 500 drunj dekorativ. Gazmendi thotё se me vullnet të mirë bëhet gjithçka, madje-madje ndryshon dhe mënyra e të jetuarit. ‘Unë në pranverën e vitit të kaluar kisha marrë si iniciativë për mbjelljen e pishave përreth rrugës në të dy anët, por atёherё nuk arrita tё konsolidohem komplet me krejt lagjen, andaj dhe iu kaloi koha, prandaj e prita nëntorin për këtë qëllim’, tregon Gazmendi fillet e iniciativёs. Gazmendi fillimisht ishte konsultuar me…
-Njoftohen tё afёrmit, bashkёfshatarёt dhe miqtё se ngushёllimet pёr Shaha Azemi-Kurtaliqi (e bija e Shaban Azemit) do tё pranohen edhe nё Smirё. E pamja do tё jetё e hapur tё shtunёn dhe tё dielёn, mё 13 dhe 14 shkurt 2016, te familja e Behxhet Azemit. Ajo, ka ndёrruar jetё para njё jave, pas njё sёmundje tё gjatё, nё Varosh, ku ka qenё e martuar. Ngushёllimet familjes Azemi dhe Kurtaliqi dhe tё afёrmve tё ndjerёs!
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala dhe kryetari i i Vitisë Sokol Haliti, përuruan sot Qendrën Rinore, të realizuar me bashkëfinancim të ministrisë dhe komunës në vlerë totale prej 20 mijë euro. Kryetari Haliti falënderoi Ministrinë për Kulturë, Rini dhe Sport për të gjitha projektet, duke përmendur në veçanti edhe projektin e Qendrës Rinore, në të cilën rinia vitiase tash e tutje do të ketë edhe një vend të ri, ku mund t`i zhvillojë aktivitetet. Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, Kaltrina Sylejmani, duke folur rreth rëndësisë së projektit, ka thënë se Qendra Rinore, e hapur në saje…
Pas një sëmundje të shkurtër, ka ndërruar jetë në moshën 77 vjeçare, Fahrije Ibrahimi (gruaja e Haxhi Brahimit). Varrimi është caktuar për sot, më 10 shkurt 2016, në orën 13:00. Ngushëllime familjes Ibrahimi dhe të afërmve të ndjerës!
Arsimtari i Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe, Hysni Hasani, ka përfunduar karrierën në arsim. Ai, është përcjellur në pension me fjalë të mira në një takim, që Këshilli organizativ i Shkollës Fillore të Mesme të Ulët, ‘Dëshmorët e 5 Prillit’, ka organizuar për nder të pensionimit të tij. Udhëheqja e shkollës, kolegët dhe nxënës të arsimtarit Hysni, shprehën falënderimin dhe respektin për kontributin që ka dhënë për dekada në prcesin edukativo-arsimor. ‘Arsimtari Hysni Hasani gjatë gjithë këtyre viteve sa kemi punuar bashkë, nuk kurseu mundin dhe vullnetin e tij për të edukuar dhe mësuar gjenerata te reja. Ai punoi me përkushtim…
Njoftohen të afërmit, miqtë dhe dashamirët se varrimi i Mirali (Haxhi Brahim) Ibrahimi, do të bëhet nesër, më 2 shkurt 2016 në Smirë nga ora 14:00. Ai, ka ndërruar jetë papritmas, të premten, në Zvicër në moshën 55 vjeçare. Ngushëllime familjes Ibrahimi dhe të afërmve të ndjerit!
