Kryetari i Vitisë, Sokol Haliti ka uruar besimtarët me rastin e Krishtlindjeve. Ai, në urimin e tij ka thënë se ka nderin që në emër të Komunës së Vitisë, të uroj Krishtlindjet, me dëshirën që paqja, bekimi e shpëtimi të mbizotërojë mbi të gjithë ne pa dallime.
“Komuna jonë është e njohur në veçanti për traditën e respektit ndër fetar dhe ndërkulturor. Festa e Krishtlindjeve edhe më shumë përçon mesazhe të tolerancës, respektit dhe dashurisë së ndërsjellët në mes nesh dhe atë pa dallime.Uroj që besimtarët e krishterë të komunës sonë të kremtojnë këtë festë së bashku me familje dhe dashamirë. Po ashtu shpresoj që edhe festat tjera të cilat i kemi para nesh t`i kremtojmë se bashku dhe të punojmë për një të ardhme të ndritur të vendit tonë me qëllimin më të mirë që festat në vijim ti presim në mënyrë sa më madhështore”, thuhet ndër tjerash në urimin e kryetarit Haliti.