Afrim Salihu është zgjedhur kryetar i ri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, dega në Viti. Në një takim të Këshillit Drejtues, kryetari i deritashëm i degës, dr.Nazim Dauti, dha dorëheqje nga ky post, për shkak të obligimeve familjare dhe me qëllim të zhvillimit të reformave dhe rritës së mëtejme të AAK-së. Ai më pas  propozoi z. Afrim Salihun për të udhëhequr me degën. Pas votimit me shumicën e votave të anëtarëve të Këshillit Drejtues, kryetar i ri i degës në Viti është zgjedhur Afrim Salihu. Takimin e ka përshëndetur edhe z. Xhavit Zariqi, anëtar i kryesisë qendrore të AAK-së./rtv iliria/

 

 

1 Koment

  1. Zijadin sylejmani on

    Une si bashkevendas i Juaj dhe si Kryetare i Shoqates SMIRA DARDANE me seli ne Shkup,ne emer te Keshillit te kesaj shoqate Ju uroj emerimin e ri , Kryetar i deges se AAK ne Viti.Me kete rast uroj qe perkushtimi dhe angazhimi i Juaj mos te mungoj ne kryerjen e detyrave dhe qellimeve partiake por para se gjithash uroj qe te beheni nje politikan modern dhe i gjith qytetareve Vitias.

Leave A Reply