Autor: Tefik Salihu

Ka ndërruar jetë në moshën 83 vjeçare Bedri (Rizah) Idrizi. Ceremonia e varrimit është caktuar për sot, më 27 gusht 2018, pas Ikindisë, në 16:30, në Varrezat e qytetit, në Ferizaj. Ngushëllimet do të pranohen tri ditë, nga 28-30 gusht 2018, në Rr. “Hasan Prishtina”, në Ferizaj. Ngushëllime familjes Idrizi dhe të afërmve të ndjerit!

Read More

Udhëheqja e shkollës “Dëshmorët e 5 Prillit”, fton mësimdhënësit, punëtorët teknik, prindërit dhe banorë të fshatit Smirë në aksionin për ngjyrosjen e aneksit te shkollës, rregullimin dhe pastrimin e inventarit si dhe rregullimin e ambientit te jashtëm. Aksioni do të zhvillohet të hënën eventualisht edhe të martën më 27 dhe 28.08.2018, nga ora 9:00. Drejtori Xhavit Sahiti ka bërë me dije se materialin e ka siguruar Drejtoria Komunale e Arsimit, kurse  pjesëmarrësit e aksionit luten të marrin mjetet adekute të punës. Shkolla bën lutje për pjesëmarrje sa mē masive, në mënyrë që kjo punë te planifikar ta realizohet dhe 3…

Read More

Mediat dhe personalitete të larta  i kanë kushtuar rëndësi dhe kanë shprehur respektin për figurën e ish-deputetit të PD-së në Parlamentin e Shqipërisë, Ismet Ferizaj, i cili sot u nda nga jeta në moshën 75-vjecare. Ish-kryeministri Sali Berisha me anë të një postimi në profilin  e tij në rrjetet sociale, ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes së tij, miqve dhe të afërmve të tij. Ai e ka cilësuar  Ismet Ferizin, si një mik të çmuar dhe se Kavaja  dhe Partia Demokratike ka humbur një nga personalitet më të njohura. “Me ndarjen nga jeta te Ismetit familja Ferizaj humbi njeriu…

Read More

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti me rastin e vdekjes së ish-deputetit të parlamentit të Republikës së Shqipërisë, Ismet Ferizaj, përmes një telegrami ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjarët dhe opinionin e gjerë. “Me keqardhje të madhe morëm lajmin për vdekjen e njërit nga pishtarët e demokracisë në Shqipëri, z.Ismet Ferizaj. Me këtë rast ju shprehi ngushëllimet e mia më të sinqerta për vdekjen e veprimtarit të çështjes kombëtare nga Smira e Vitisë, z. Ferizaj. Ai do të mbahet mend si një veprimtar i dalluar për synimet tona kombëtare jo vetëm në Kosovë por edhe në Shqipëri…

Read More

Nga një sëmundje e pashëueshme, në moshën 75-vjeçare, ka ndërruar jetë  Ismet Ferizaj. Ai, për shkak të angazhimeve të tij në lëvizjet e kohës për çlirim të Kosovës, në vitin 1960 u arratis në Shqipëri, ku për një kohë qëndroi në kampin e përqendrimit në Lushnje. Gjatë kohës së komunizmit në këtë vend fillimisht punoi si mësues në Krujë e Kavajë, profesion të cilin e ndërpreu shkaku i masës së internimit nga regjimi komunist. Me të filluar erërat e demokracisë në Shqipëri, Ferizaj u kyç aktivisht në politikë dhe në dhjetor të vitit 1990 themeloi degën e Partisë Demokratike në…

Read More

Komuna e Vitisë po mbanë dëgjimet publike  për Draft Buxhetin për periudhën 2019-2021. Gjithsejt  janë paraparë 24 takime me qytetarë dhe kategori të tjera të shoqërisë.  Në dëgjimin publik në Smirë u debatua rreth projekteve të deritanishme, por edhe atyre që konsiderohen si më prioritare për fshatin. Zv.kryetari i komunës së Vitisë Hasan Aliu, tha se kjo është mënyra më e mirë  e transparencës së shpenzimit të parasë publike. “Me anë të këtyre takimeve, synojmë që të jemi edhe transparent por edhe të bëjmë një ndarje sa më racionale të buxhetit komunal, respektivisht investimeve kapitale, duke i’u  përshtat edhe kërkesave…

Read More

Shoqata Kombëtare “Bashkimi Kombëtar”, me seli në Annecy të Francës, në prag të Festës së Kurban Bajramit,  dhuron  ndihma në pako ushqimore për familjet  në nevojë. Sipas kryetarit të shoqatës, Zahir Sinani, ndihmat këtë  here po shpërndahen në Viti, Shkup, Fushë Kosovë, Podujevë, Kaçanik dhe  Ferizaj. Ai tha se ky është viti i tretë që po realizohet një aksion i tillë humanitar. “Para dy vitesh kemi mbuluar Kaçanikun, Vitinë, Ferizajn dhe Podujevën. Vitin e kaluar kemi dhënë në Kamenicë, Gjilan, Han të Elezit, Lipjan, Shtime”, ka thënë Sinani. Ai ka shtuar se ky nuk është aktiviteti i vetëm i shoqatës…

Read More