Mediat dhe personalitete të larta  i kanë kushtuar rëndësi dhe kanë shprehur respektin për figurën e ish-deputetit të PD-së në Parlamentin e Shqipërisë, Ismet Ferizaj, i cili sot u nda nga jeta në moshën 75-vjecare.

Ish-kryeministri Sali Berisha me anë të një postimi në profilin  e tij në rrjetet sociale, ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes së tij, miqve dhe të afërmve të tij. Ai e ka cilësuar  Ismet Ferizin, si një mik të çmuar dhe se Kavaja  dhe Partia Demokratike ka humbur një nga personalitet më të njohura.

“Me ndarjen nga jeta te Ismetit familja Ferizaj humbi njeriu e saj me te dashur, ne miqte e tij humbem nje mik te çmuar kurse Kavaja dhe PDSH humben njerin prej personaliteteve te tyre te shquara”,– ka shkruar ish-kryeministri në postimin e tij.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, me hidhërim e ka pranuar lajmin për vdekjen e deputeit Ferizaj. Basha në një telegram ngushëllimi  e ka vlerësuar lart kontributin qytetar, politik dhe intelektual  të Ismet Ferizajt.

“I pandare ne cdo sfide e beteje nga kauzat e medha te PD, Ismet Ferizaj nderthurte vlerat me te larta patriotike me qendresen dhe kthjelltesine e mendimit intelektual. Per Partine Demokratike kontributi i tij mbetet i pashlyeshem dhe frymezues. U prehte ne paqen e Zotit!”, ka shkruar Basha.

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, në një postim në Facebook shprehet se Ismet Ferizaj ishte një njeri e intelektual me vlera të veçanta.

“Ai , mbi te gjitha ishte një bashkepuntor, mik shumë i vlefshëm për mua, njeri e intelektual me vlera të vecanta. Ngushellimet me te sinqerta familjes se tij, Kavajes se ciles do t’i mungoje, te  gjithe atyre qe paten fatin ta njohin e te punojne me ate”, ka shkrua ndër të tjerash Tritan Shehu.

Edhe Shkolla e fashatit Smirë “Dëshmorët e 5 Prillit” e ka vlerësuar figurën dhe kontributin e Ismet Ferizajt. Në një postim në rrjetet sociale, drejtori Xhavit Sahiti, ka shkrur se Ferizaj me punën dhe veprën e tij la gjurmë të përjetshme në shoqërinë tonë. “Emri i tij do të kujtohet me respekt për kontributin e tij të qmuar që ka dhënë për dekada si profesor, drejtor, diplomat, deputet, por edhe si arsimdashës i vërtetë që vazhdimisht ka përcjell dhe ndihmu aktivitetet dhe punën e shkollës në fshatin Smirë”, ka shkruar Sahiti.

Ismet Ferizaj në vitin 1960 ishte shpërngulur nga Smira në Shqipëri, ku ka punuar fillimisht si mësues, e pastaj është kycur në politikë, duke formuar Degën e Partisë Demoktratike në Kavajë. Si pjesë e kësaj partie, u bë deputet në PArlamentin e Shqipërisë nga viti 1992-1997. Ai poashtu ishte pronar i shtypshkronjës së parë në Kavajë “Gutenberg”.

 

I ndjeri u varros sot me nderime në qytetin e Kavajës.

Leave A Reply