Me rastin 20 vjetorit të rënies së dëshmorëve Gursel e Bajram Sylejmani sot përfaqësuesit e Komunës së Vitisë, në krye me Kryetarin Sokol Haliti dhe Kryesuesin e Kuvendit Komunal, Naim Pira dhe të tjerë kanë përkujtuar dhe bërë homazhe para busteve të këtyre dy vëllezërve dëshmorë, në Shtëpinë e Kulturës në Viti. Gurseli e Bajrami kanë rënë dëshmorë para dy dekadave në luftën e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në betejën e Jezercit. Me këtë rast janë bërë edhe homazhe në varrezat e dëshmorëve në Ferizaj si dhe në kompleksin memorial në vendlindjen e tyre. Gjithashtu sot Kryetari i…
Autor: Tefik Salihu
Ka ndërruar jetë në moshën 74 vjeçare, në Shkup, smirasi Sabri Ahmeti. Varrimi do të bëhet sot, më 27 shtator 2018, në Varrezat e Bllacës, pas namazit te Ikindisë, në Xhaminë Jahi Pasha. Ngushëllime familjes Ahmeti në Smirë dhe Shkup si dhe të afërmve të ndjerit!
Disa ambientalistë duke u munduar të promovojnë resurset natyrore dhe vendet e bukura në malet e Smirës. Ata kanë përshtatur një hapësirë për relaks e pushim për të gjithë, tek vendi i quajtur “Tek mrizet”, aty ku zakonisht dalin gjatë fundjavës. Grupi bën thirrje që natyra të shfrytēzohet më shumë për rekreacion, por edhe të ruhet njëkohësisht.
Milot Salihu duke pozuar para posterit të gjyshit të tij nga Smira, Xhavit Salihu në Lozanë të Zvicrës, si pjesë e shënimit të përvjetorit e 30-të të themelimit të Bibliotekës Publike Globelivres në Renens. Xhaviti është përzgjedhur ndër lexuesit e rregullt më të mirë në gjuhën shqipe dhe është vendosur në posterin e bibliotekës ku janë përfshirë edhe lexues që lexojnë në gjuhë tjera të huaja. Kjo është edhe njëlloj fushate për promovimin e multikulturalizmit dhe multietnicitetit në këtë pjesë të Zvicrës. Posteri do të qëndrojë për dy javë në qendër të Renens të Lozanës.
U bënë shtatë vjet pa më të dashurin tonë Shpend (Isak) Haliti 1987-2011 Jeta po kalon me mallin e pashuar, dhembja e pikëllimi nuk pushojnë. Mungesën tënde e ndjejmë kahdo që lëvizim. Perëndia të ndjeftë! E kujtojnë: Babai Isaku, nëna Shahadija, vëllai Behari dhe motrat Vlora e Arbnora, nga Smira e Vitisë.
Prej sot deri me 15 tetor, tē gjithë mekanizmat institucional, kompanitë publike, shkollat, kompanitë private dhe qytetarët do të jenë të mobilizuar për ambient më të pastër. Edhe smirasit i janë bashkuar iniviativës. Alsioni i madh nis sot, e shtunë, nga ora 10:00, në qendrën e fshatit pët të vazhduar në pjesë të tjera. Ministria e Ambientitka siguruar materialin shpenzues, dorëza, qese najloni, maska dhe ushqim për nxēnësit. Luteni të merrni me vete ndonjë mjet pune.
Njoftohen të afërmit, miqtë dhe dashamirët se ngushëllimet për Fetah Pajazitin do të pranohen edhe në Gjermani. E pamja do të jetë e hapur të dielën, më 16 shtator 2018, nga ora 10:00-18:00 në adresën: 67240, Boenheim-Roxheim Otto-Karch. str 39, te djali i tij Agim Pajaziti.
Është ndatë nga jeta në moshën 87 vjeçare Ramush Jetishi. Varrimi do të bëhet sot, e enjte, nga ora 17:00 në Smirë. Ngushëllime familjes Jetishi dhe të afërmve të ndjerit!
Ka ndërruar jetë në moshën 88 vjeçarr Haxhi Hajriz Hasani. Varrimi bëhet sot, e hënë (10.09.2018) në ora 17:00. Ngushëllime familjes Hasani dhe të afërmëve të ndjerit!
Komuna e Vitisë dhe Komuna Kirchhain e Gjermanisë po planifikojnë të vazhdojnë partneritetin edhe pas përfundimit të projektit “Partneritete të qëndrueshme Komunale”, të financuar nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik dhe Bashkëpunimit të Gjermanisë. Me qëllim të përgatitjes së hapave të ardhshme të bashkëpunimit, një delegacion nga Vitia i përbërë nga drejtori për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Veton Ademi dhe Tefik Salihu nga shoqëria civile ka qëndruar për vizitë në Kirchhain. Kryetari i Komunës së Kirchhainit, Olaf Haussman ka thënë se jo gjithnjë interesi ekonomik është primar, kur është fjala për bashkëpunim midis partnerëve ndërkomëtar. “Është mirë që autoritetet komunale,…
