Nga një sëmundje e pashëueshme, në moshën 75-vjeçare, ka ndërruar jetë  Ismet Ferizaj.

Ai, për shkak të angazhimeve të tij në lëvizjet e kohës për çlirim të Kosovës, në vitin 1960 u arratis në Shqipëri, ku për një kohë qëndroi në kampin e përqendrimit në Lushnje. Gjatë kohës së komunizmit në këtë vend fillimisht punoi si mësues në Krujë e Kavajë, profesion të cilin e ndërpreu shkaku i masës së internimit nga regjimi komunist. Me të filluar erërat e demokracisë në Shqipëri, Ferizaj u kyç aktivisht në politikë dhe në dhjetor të vitit 1990 themeloi degën e Partisë Demokratike në Kavajë. Në zgjedhjet e para demokratike në Shqipëri të vitit 1991, Ferizaj , zgjedhet deputet i Parlamentit të Shqipërisë. Pozitë të cilën e fitoi edhe për mandatin katër vjeçar me zgjedhjet e vitit 1992, kur zgjedhet deputet i zonës së Fierit nga lista e PD-së.

Në qershor të këtij viti, Këshilli  Bashkiak i Kavajës, i ka akorduar Ismet Ferizajt titullin “Qytetar Nderi”, për kontributin e tij në rrjedhat e përgjithshme.

Varrimi i te ndjerit do të bëhet sot ne ora 18:00 ne Kavajvë,  lagjjaa nr. 2, përballë  stadiumit “Besa”.

 

2 Komente

Leave A Reply