Një delegacion nga komuna Kirchhain e Gjermanisë, i udhëhequr nga kryetari Olaf Hausmann, po zhvillon në Viti një vizitë pune treditore, në kuadër të projektit Partneritete Komunale të Qëndrueshmērisë, nga Qendra e Shërbimit të Komunave në një Botë, të “Engagement Global”, në emër të Ministrisë Federale të Gjermanisë për Bashkëpunim dhe Zhvillim. Gjatë këtij takimi, është bërë e ditur se dy komunat, pritet të realizojnë një projekt në fushën e biodeversitetit dhe mbrojtës së mjedisit. Kryetari Haliti u zotua se komuna do të kryej pjesën e saj në këtë projekt me përgjegjësi. “Është një vizitë kthyese që kryetari Hausmann, i…
Autor: Tefik Salihu
Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe Veton Ademi, Drejtor për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural kanë vizituar fermer vitias në fshatin Gjylekar të cilët kanë filluar korrjen e grurit. Me këtë rast ata u njohën mbi procesin e Korrje-Shirjeve në Komunën e Vitisë. “Uroj që mundi i bujqve t’u shpërblehet me rendimente të kënaqshme. Ne si institucione po bëjmë çmos në përkrahjen e sektorit të bujqësisë por edhe në hapjen dhe pastrimin e lumenjve e përroskave me qëllim që kulturat bujqësore të mos dëmtohen gjatë reshjeve të mëdha”, u shpreh ndër tjerash kryetari Haliti. Drejtori Ademi bëri me…
Në ditën e fundit të vitit mësimor, nga personeli i shkollës, punëtorit teknik Lirush Sylejmanit, iu organizua një koktej me rastin e ditëlindjes dhe shkuarjes në pension pas disa ditësh. Drejtori i shkollës në emër të tij dhe të stafit falënderoi Lirushin për punën dhe angazhimin e treguar gjatë ktyre viteve. Pasuan Lëvdatat dhe dhuratat nga shkolla. Shkolla i uron Lirushit pensionimin dhe i dëshiron shëndet dhe jetë të gjatë.
Shkolla e Smirës prej sot do të vëzhgohet nga kamerat e sigurisë. Kjo është bërë e mundur falë një investimi në shumë prej 500€ nga mërgimtarit smiras me qëndrim nē Zvicër, Naser Berati. Drejtori Xhavit Sahiti e ka falënderuar Naserin për këtë investim të qëlluar duke shpresuat që këto kamera të regjistrojnë gjëra të bukura.
Kryetari i Komunës së Vitisë Sokol Haliti ka mbajtur sot debati publik me qytetarët e kësaj komune. Në këtë Kryetari Haliti i ka njoftuar qytetarët vitias mbi punën gjashtë mujore të institucioneve komunale për këtë vit por edhe mbi zhvillimet komunale në komunë. Në pjesën e dytë qytetarët kanë parashtruar pyetjet dhe sugjerimet e tyre mbi punën e institucioneve komunale të Vitisë. Përndryshe ky debate parashihet me rregulloren për transparencë. Në fillim të këtij takimi kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti i ka njoftuar të pranishmit mbi aktivitetet dhe punët e zhvilluara, projektet që janë në realizim, planet për…
Platforma e shqiptarëve në Zvicër dhe diasporë albinfo.ch, në mesin e storjeve të suksesit kushtuar individēve, afaristëve apo subjekteve tjera, ka shkruar edhe për mërgimtarin smiras Kamer Idrizi. “Ka filluar si punëtor në restorante, ka vazhduar për 20 vjet me agjenci udhëtimi, për t`iu kthyer sërish restoranteve. Por kësaj here ndryshe. Kamer Idrizi sot ështe pronar i dy restoranteve në Gjenevë”, ka shkruar ndër tjerash albinfo.ch në artikullin me titullin: “Kamer Idrizi një rrugëtim i suksesshëm në gastronomi”. Artikullin e plotë mund ta lexoni në linkun poshtë: http://www.albinfo.ch/kamer-idrizi-nje-rrugetim-shume-suksese-ne-gastronomi/
Vlera (Bashkim) Hasani nga fshati Smirë, komuna e Vitisë, ka fituar bursë 110.000 $ për shkollim në Pearson College UWC në Kanada. UWC (United World Colleges) është lëvizje globale edukative që e bën edukimin forcë që bashkon njerëz, kombe dhe kultura për paqe dhe të ardhme të qëndrueshme. UWC ka 17 shkolla në 4 kontinente. Studentët e shkollave UWC përzgjedhen nga shtetet e tyre, në 155 shtete, nëpërmjet sistemit unik të komiteteve kombëtare. Përzgjedhja bazohet në potencialin dhe aftësinë që të rinjtë demonstrojnë. Kolegji Pearson UWC është një shkollë dyvjeçare, e cila tërheq liderë të rinj dhe kreativ nga 150…
Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka uruae besintarët me rastin e festës së Fitër Bajramit. “Gjatë 30 ditëve të fundit myslimanë anembanë botës kanë agjëruar muajin e shenjtë të Ramazanit, por gjithashtu edhe kanë ndarë një pjesë nga pasuria e tyre që të ndihmohen njerëzit në nevojë. Përfundimi i këtij muaji po kurorëzohet tani me kremtimin e festës së Fitër Bajramit. Uroj që në këtë festë të bekuar në familjet tona të mbizotëroj paqja, mëshira dhe dashuria. Gëzuar festa e Fitër Bajramit!”, ka shkruar në urimin e tij kryetar i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti.
Besimtarët në Xhaminë e Smirës, gjatë faljes së namazit për Fitër Bajram. (Foto: Enlir Agushi)
Mërgimtari nga Smira Shkodran Beqiri i cili jeton dhe punon në Zvicër edhe këtë vit në prag të Festës së Fitër Bajramit ka shpërndarë pako me ndihma për familjet në nevojë. Ai sot ka shpërndarë 60 pako secila në vlerë nga 40€. Përndryshe kjo është hera e pestë që ai ka shpërndarë ndihma për familjet skamnore. Kurse vlera e përgjithshme e ndihmave që ju janë afruar skamnorëve vitias përmes Shkodran Beqirit shkon në 14.500€.
