Lexuesit e kanë në dorë edhe një vepër që flet për Smirën. Mr. Ramadan Asllani ka botuar monografinë shkencore “Smira-komunikime onomastike”. Autori përmes një statusi në rrjetet sociale, ka falënderuar bashkëpunëtorët me të cilët, siç thotë, me vite është përpjekur të bëjnë më të mirën shkencore. Ai poashtu u është mirënjohës edhe bashkëvendasve smirakë të cilët me kontributin e tyre ia botuan veprën. “Ky libër monogafik për Smirën, ka 243 faqe, me 235 referenca, 54 burime dhe literature, 20 revista dhe gazeta, 29 burime gojore dh 12 portale dhe uebfaqe. Ka recesnionin e prof. dr. Qemal Muratit, ku recensues tjetër…
Autor: Tefik Salihu
Ka ndërruar jetë Xhemadie Quni (gruaja e Bajram Qunit). Varrimi do të bët sot, më 17 tetor 2018, nga ora 15:30, në varrezat e Lagjes “Aliaj”, në Smirë. Ngushëllime familjes Quni dhe të afërmve të ndjerës!
Ka ndërruar jetë në moshën 63 vjeçare, Mihrije Azemi (gruaja e Ibrahim Azemit). Varrimi do të bëhet sot me 17 tetor 2018, në orën 14:00, në Smirë. Ngushëllime familjes Azemi dhe të afërmve të të ndjerës!
Është pensionuar dr.Mustafë Abdyli nga fshati Smirë i Vitisë, i cili kaloi plot 36 vite në shërbim të qytetarëve. Dr.Mustafa lindi me 12.10.1953, shkollën fillore e kreu në Smirë, të mesmen në Viti, Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë, ndërsa specializimin në Gjinekologji e kreu në Rijekë. Dr.Mustafa u dallua si humanist sidomos në vitet ’90, në kohën e okupimit, ku u shërbeu në mënyrën më të mirë të mundshme dhe solli shumë jetë të reja. Ai gjatë kësaj kohe punoi në kushte të vështira dhe nën presionin e dhunës së regjimit të atëhershëm serb. Gjatë viteve 1999-2000 ishte Drejtor në Qendrën…
Rrugëtimi i arsimit shqip në Smirë për periudhën gati 80-vjecare u dokumentua në faqet e monorafisë “Zhvillimii i arsimit në Smirë 1940-2018”, të autorit Xhavit Sahiti, i cili aktualisht është drejtor i shkollës”Dëshmorët e 5 Prillit” në Smirë. Në promovimin e monografisë u tha se kjo vepër i ka munguar Smirës dhe opinionit në përgjithësi. Recensuesit Isak Rexhepi dhe Feriz Ahmeti e vlerësuan lart monografinë duke thënë se ajo ngërthen në vete një materje interesante me informata të bollshme dhe të sakta dhe me interes të përgjishëm. Drejtoresha për Arsim, Fatbardha Emini ka thënë kjo vepër do t`iu shërbejë gjeneratave…
Dyqind drunjë po mbillen përskaj dy anëve të rrugës kryesore të fshatit, në kuadër të projektit “Partneritete të qëndrueshme komunale”. Me këtë po përmbyllet me sukses faza pilot 2-vjecare e projektit, që po zbatohet nga Engagement Global, Qendra e Komunave në Njërën Botë, në kuadër të Agjendës 2030 të OKB-së për zhvillim të qëndrueshëm. Përndryshe në kuadër të këtij projekti Komuna e Vitisë dhe Kirchhain i Gjermanisë, respektivisht Smira dhe Kleinseeilheim, kanë një partneritet për zhvillim të qëndrueshëm në fushat: Energjia e ripërtëritshme, masat kundër ndryshimeve klimatike dhe biodiversiteti. Projekti është financuar nga Ministria Gjermane për bashkëpunim dhe zhvillim ekonomik.…
Ka dalur nga botimi libri “Zhvillimi i arsimit në Smirë 1940-2018”, i autorit Xhavit Sahiti, aktualisht drejtor i SHFMU “Dëshmorët e 5 Prillit”, në Smirë. Promovimi i librit do të bëhet të premten, më 12 tetor 2018, nga ora 15:00, në Shtëpinë e Kulturës “Gursel e Bajram Sylejmani”, në Viti.
Ka ndërruar jetë në moshën 71 vjeçare, Emine Sahiti (nëna e Imri Sahitit). Varrimi do të bëhet sot, më 8 tetor 2018, në orën 16:00, në Smirë. Ngushëllime familjes Sahiti dhe të afërmve të ndjerës!
Njoftohen të afërmit, bashkëfshatarët dhe miqtë se ngushëllimet për Sabri Ahmetin, do të pranohen edhe në Smirë. E pamja do të jetë e hapur të shtunën dhe të dielën, më 6 dhe 7 tetor 2018, tek vëllezërit e tij. Sabri Ahmeti ka ndërruar jetë para një jave, në moshën 74 vjeçare, në Shkup. Ngushëllime familjes Ahmeti në Smirë dhe Shkup si dhe të afërmve të ndjerit!
Vetëvendosje nesër do të mbajë protestën e thirrur tash e sa ditë. Kryetari i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti në një lidhje direkte në “Facebook”, i është drejtuar qytetarëve për protestën që pritet të mbahet nga ora 14:00 në Prishtinë kundër presidentit Hashim Thaçi. Kurti është shprehur optismit se të pranishëm do të jenë edhe anëtarë të PDK-së, LDK-së, AAK-së dhe Nisma-s. “Unë kam kontaktuar me deputetët tjerë që të jenë pjesë e organizmit. Ka pas që kanë dhënë mbështetje. Nuk kanë qenë pjesë e organizimit por kjo ka pak rëndësi. Për neve është e rëndësishme që të ketë masivitet në…
