Komuna e Vitisë ka filluar diskutimet publike për planifikimin e buxhetit komunal për vitin e ardhshëm. Diskutimi në Smirë do të mbahet nesër (e martë) më 14 gusht 2018, duke filluar nga ora 20:00, në shkollën e fshatit. Ftohen banorët e Smirës, përfaqësuesit e subjekteve politike, grupet e interesit, fermerët, bizneset, studentët, nxënësit, pensionistët etj, që të japin kontributin në këtë diskutim dhe të paraqesin kërkesat dhe nevojat e tyre, në mënyrë që ato të mund të përfshihen në buxhet. Në takim do të merrë pjesë kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ose nënkryetari Hasan Aliu, drejtori për Ekonomi,…
Autor: Tefik Salihu
SH.K.A ” Jonuz Ramadani” do të shfaqë program të pasur kulturo-artistik për bashkatdhetarët tanë. Komcert do të mbahet të premten, më 3 gusht 2018, nga ora 17:00, te Shkolla Fillore “Dëshmoret e 5 Prillit” në fshatin Smirë. Me respekt Muhamet Maliqi.
Me rritjen e fluksit të ardhjes së mërgimtarëve tanë për pushime në vendlindje, janë rikthyer kolonat në vendkalimet kufitare Serbi-Kosovë. Pritjet më të gjata për të hyrë në Kosovë, janë në pikën e kalimit kufitar Merdarë, deri 9 orë, pastaj në Jarinje 2 orë, në Mucibabe dhe Dheu i Bardhë, 1 orë e gjysmë, kurse më pak pritje ka në Mutivodë, 15 minuta. Të gjithë ata që ia mësyejnë Kosovës përmes pikave të kalimit të kufirit nga Serbia, mund ta shohin online frekuentimin në pikat e kalimit të kufirit në linkun e Ministrisë së Punëve të Brendshme: https://mpb.rks-gov.net/QKMK.aspx
Albert (Riza) Ibishi nga fshati Smirë, me banim në Gjenevë, duke i bërë nderime, të shtunën, simbolit të rezistencës kombëtare, Adem Demaçi. Alberti është 21 vjeçar, ka lindur dhe është rritur në Zvicër, por e ndjen veprën e madhërishme dhe atdhedashurinë e Demaçit. Ai thotë se për të ka dëgjuar në media dhe nga literatura, por i ka folur edhe babai i tij. Veprimtari i papërsëritshëm i çështjes kombëtare, Adem Demaçi ishte dhe mbeti frymëzim për të gjitha gjeneratat. “Të gjithëve iu takon ta nderojnë dhe kujtojnë, e sidomos të rinjve, sepse ai e pikërisht si i ri është burgosur…
Skollat e komunës së Vitisë do të digjitalizohen së shpejti. Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka nënshkruar një marrëveshje për bashkëfinancimin e projektit “Përkrahja e Iniciativave Shkollore” me Fondacionin Kosovë-Luksemburg të përfaqësuar nga Fisnik Beqiri, menaxher drejtor i këtij fondacioni. Sipas marrëveshjes së nënshkruar nga dy palët, ky aktivitet ka për qëllim avancimin dhe zhvillimin e procesit edukativo-arsimor, duke i pajisur shkollat e përzgjedhura me laptopë dhe video-projektorë dhe atë duke u bazuar në kurrikulën shtetërore të arsimit. Sipas marrëveshjes së nënshkruar ky projekt do të financohet me 80% të mjeteve nga Fondacioni Kosovë-Luksemburg, kurse 20% do të…
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, përmes një postimi në Facebook ka treguar se është takuar me Agim Agushin, rekordmenin botëror dhe i Guinnesit për goditjen e topit me kokë. Haradinaj, po ashtu, ka treguar se caku i radhës së Agushit është “Burj Khalifa”, ndërtesa më e lartë në botë e cila gjendet në Dubai. Gjithashtu, kryeministri i Kosovës i ka siguruar Agushit mbështetjen e Qeverisë në realizimin e synimit të tij për arritjen e këtij rekordi. “Kosova është vend i vogël me talentë të shumtë. Impresionues Agim Agushi, rekordmen botëror dhe i Guinnes-it për goditjen e topit me kokë. Sot,…
Egzon Azemi, 4-vjeç, është trashëgimtar i vetëm me dy prindërit në familje. Ai vuan nga një e metë që e ka nga lindja, andaj mjekët i kanë rekomanduar shërimin në Francë. Nga kushtet e vështira ekonomike dhe pamunësia për ta dërguar jashtë vendit babai tij, Isufi, lut opnionin smiras brenda dhe jashtë që t’i dalin në ndihmë. Familja është mirënjohëse ndaj secili vullnetmirë që u ndihmon, sepse sa më shumë që kalon koha, Egzonit, i cili është në fazat e zhvillimit fizik dhe psikologjik, i humben shpresat për t`u shëruar. Nr kontaktues: Isuf Azemi 045 687 932 Banka: BANKA EKONOMIKE
Agjenda 2030 e OKB-së Në shtator të vitit 2015, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara u mblodh në Nju Jork për të miratuar “Agjendën 2030 për Zhvillim të Qëndrueshëm”, e cila zëvendëson Objektivat e Zhvillimit të Mijëvjeçarit. Agjenda 2030 përfshin 17 Objektiva të Zhvillimit të Qëndrueshëm (OZHQ) me një fokus të fortë në qëndrueshmërinë, në lidhje me reduktimin e varfërisë dhe zhvillimin e shoqërisë dhe mbrojtjes së mjedisit. Zbatimi i objektivave në nivel lokal do të jetë një ndërmarrje e gjerë, intensive dhe e rëndësishme në rrugën drejt arritjes së suksesshme të qëllimeve ambicioze të Agjendës. Aktualisht, komunat anembanë…
Smira dhe fshati Kleinseelheim i komunës partnere gjermane Kirchhain kanë intensifikuar veprimet drejt finalizimit të projektit për qëndrueshmëri. Një delegacion nga Kirchhain ka ardhur për t`u njohur me përgatitjet dhe me lokacionin ku do të zbatohet projekti i mbjelljes së drunjve përreth rrugës kryesore të Smirës. Popozimi ka ardhur duke u bazuar në strategjinë zhvillimore të Smirës, në diskutimet me ekspertët e kësaj fushe nga Vitia dhe Kirchhain dhe pas analizimit të projektit edhe nga banorë të fshatit. Kryetari i Kirchhain Olaf Hausmann është interesuar për ndikimin që do ta ketë projekti për ambientin dhe sa do të jetë I qëndrueshëm,…
Organizuar nga komuna e Vitisë, në kuadër të projektit “Partneritete komunale të qëndrueshmërisë”, nga Qendra e Shërbimit të Komunave në një Botë, të “Engagement Global” në emër të Ministrisë Federale të Gjermanisë për Bashkëpunim dhe Zhvillim, është prezantuar dje Agjenda 2030 për Zhvillim të Qëndrueshëm, e cila zëvendëson objektivat e zhvillimit të mijëvjeçarit. Kjo Agjendë që përfshin 17 objektiva të zhvillimit të qëndrueshëm, ka në fokus qëndrueshmërinë në lidhje me reduktimin e varfërisë dhe zhvillimin e shoqërisë dhe mbrojtjen e mjedisit. Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, e vlerësoi si një nga projektet më me vlerë që po…
