Komuna e Vitisë po mbanë dëgjimet publike për Draft Buxhetin për periudhën 2019-2021. Gjithsejt janë paraparë 24 takime me qytetarë dhe kategori të tjera të shoqërisë. Në dëgjimin publik në Smirë u debatua rreth projekteve të deritanishme, por edhe atyre që konsiderohen si më prioritare për fshatin. Zv.kryetari i komunës së Vitisë Hasan Aliu, tha se kjo është mënyra më e mirë e transparencës së shpenzimit të parasë publike. “Me anë të këtyre takimeve, synojmë që të jemi edhe transparent por edhe të bëjmë një ndarje sa më racionale të buxhetit komunal, respektivisht investimeve kapitale, duke i’u përshtat edhe kërkesave dhe nevojave të banorëve”, tha Aliu.
Ndërsa drejtori i Financave dhe Zhvillimit Ekonomik Ibraim Rama, duke folur rreth buxhetit komunal për vitin 2019, ka njoftuar se ai kap shumën 11 milionë e 345 mijë euro, ndërkaq vetëm investime kapitale janë 2 milionë e 123 mijë euro.
Në pjesën e dytë të debatit banorët kanë parashtruar pyetje dhe kanë dhënë propozimet për projektete që konsiderohen si më të nevojshëm. Smirasit i dhanë prioritet funksionalizimit të ujësjellësit, asfaltimit të rrugës Smirë-Goshicë, si dhe renovime në shkollë si në dysheme, poashtu edhe dezinfektimin e ambienteve të shkollës. Dëgjimet Publike po vazhdojnë në lokalitete tjera.


