Udhëheqja e shkollës “Dëshmorët e 5 Prillit”, fton mësimdhënësit, punëtorët teknik, prindërit dhe banorë të fshatit Smirë në aksionin për ngjyrosjen e aneksit te shkollës, rregullimin dhe pastrimin e inventarit si dhe rregullimin e ambientit te jashtëm.
Aksioni do të zhvillohet të hënën eventualisht edhe të martën më 27 dhe 28.08.2018, nga ora 9:00.
Drejtori Xhavit Sahiti ka bërë me dije se materialin e ka siguruar Drejtoria Komunale e Arsimit, kurse pjesëmarrësit e aksionit luten të marrin mjetet adekute të punës.
Shkolla bën lutje për pjesëmarrje sa mē masive, në mënyrë që kjo punë te planifikar ta realizohet dhe 3 shtatori të pritet në një ambient më të pastër.


