Autor: Tefik Salihu

Sot më 17 shtator 2020, u bënë nëntë vite që kur u nda nga jeta               SHPEND (ISAK) HALITI Vitet po kalojnë, por dita vështirë po ec. Asgjē nuk na e shuan mallin për ty. Të kujtojmë çdo moment me dashuri. Jetojmë me dhembje, por jemi krenarë që të patëm, Shpendi! Me mallin për ty: Babai Isaku, nëna Shahadija, vëllai Behari dhe motrat Vlora e Arbnora me fëmijët, nga Smira e Vitisë.

Read More

Ka ndërruar jetë në moshën 74 vjeçare Sabrije Sejdiu (gruaja e Vehbi Sejdiut,  nëna e Agim dhe Besim Sejdiut). Varrimi do të bëhet nesër,  më 14 shtator 2020 (e hënë), me namazin e drekës. Ngushëllime familjes Sejdiu dhe të afërmve të ndjerës!

Read More

Ka ndërruar jetë në New York, në moshën 78 vjeçare, smirasi Haxhi Ismet Smaili. I ndjeri nga Smira ishte shpërngulur në Shkup, në vitin 1951. Në vitin 1986 kishte migruar në Amerikë, pastaj familja i është bashkuar në vitin 1995. Familjarët i kanë shkruar portalit tonë, se e kanë amanet nga i ndjeri që ta vizitojnë Smirën dhe ta përjetojnë vendlindjen  e babait. Varrimi do të bëhet në New York. Ngushëllime familjes Smaili dhe Saliji si dhe të afërmve të ndjerit!

Read More

Këshilli i Fshatit Smirë shpreh ngushëllime për vdekjen e Prof. Fehmi Ramadani. Në telegram thuhet se Smira, Komuna e Vitisë dhe mbarë shoqëria, ka humbur një njeri me vlera fisnike dhe një profesionist të vërtetë. “Lajmi për vdekjen e Prof. Fehmi Ramadani na ka pikëlluar të gjithëve, sepse ai ishte shembull i një njeriu fisnik, i qetë, i sjellshëm dhe i respektuar. Për më tepër, ka dhënë kontribut të çmuar edhe në fushën e arsimit si pedagog për shumë vite edhe në kohën e okupimit. Ai do të mbahet mend nga të ghithë si person dhe profesor i çmuar dhe…

Read More

Shkruan: Nazif Laçi Me hidhërimin më të madhë, mora lajmin për vdekjen e profesorit, kolegut dhe pedagogut shembullor Fehmi Ramadani. Fehmiu shkollimin fillor e kreu në Smirë dhe Goshicë, normalen në Ferizaj dhe Fakultetin e Shkencave Natyrore- dega biologji e kreu në Universitetine Prishtinës. Ky punoi si arsimtar i biologjisë në Han të Elezit, Goshicë dhe pjesën më të madhe të karierës së tij punoi si profesor i lëndës së biologjisë në Gjimnazin,, Kuvendi i Lezhës ” në Viti. Fehmiu, si pedagog shembullor nxorrri shumë gjenerata dhe ate do ta kujtonë si arsimdashës i madhë. Shkolla shqipe, nga sot mbeti…

Read More

Ka ndërruar jetë në moshën 78 vjeçare, Prof. Fehmi (Hazir) Ramadani. Koha e varrimi akoma nuk është caktuar. Ai ishte profesor dhe pedagog shembullor, kontribues i madh në fushën e arsimit, edhe në kohët më të vështira si dhe aktivist i angazhuar për çështje publike dhe humanitare. Ngushëllime familjes Ramadani dhe të afërmve të ndjerit! BIOGRAFIA: Fehmi Ramadani, shkollimin fillor e mbaroi në Smirë dhe Goshicë, Shkollën Normale-në Ferizaj dhe Fakultetin e Shkencave Natyrore- Dega Biologji e mbaroi në Universitetin e Prishtinës. Ka punuar arsimtar i biologjisë në Han të Elezit, Goshicë dhe pjesën më të madhe të karrerës së…

Read More

Ka ndërruar jetë në moshën 66 vjeçare, në Shkup, Shukri (Islam) Ramadani. Varrimi do të bëhet sot në Varrezat e Bllacës, në ora 14:30. Duke pasur parasysh gjendjen me pandemi, familja e mirëkupton edhe mosshkuarjen në ceremoni, por lut ata që shkojnë që të vendosin maska, në mënyrë që ky varrim të mos bëhet shkak për përhapjen e këtij virusi. Ngushëllime familjes Ramadani dhe të afërmve të ndjerit!

Read More

Ardi (Abdurrahman) Elezi është hoxha i ri nga Smira, Imam në xhaminë e fshatit Smirë. Lindi më 1995. Mësimet e para i vijoi në shkollën e vendlindjes “Dëshmorët e 5 Prillit”, kurse shkollën e mesme “Al Bouth Al Az’har” dhe fakultetin drejtimi Jurisprudencë Islame sipas medh’hebit hanefij e ka në përfundim në Kajro të Egjiptit, në Universitetin shtetëror të Az’harit. Hoxha është hafiz/memorizues i Kur’anit Famëlartë dhe njohës i mirë i gjuhës dhe gramatikës Arabe. Është i martuar dhe ka një fëmijë.

Read More