Autor: Tefik Salihu

lKëshilli i Fshatit Smirë lut banorët e Rrugës “Arif Arifi” ku po rregullohet trotuari si dhe tê rrugës alternative Smirë-Viti, e cila po zgjerohet, qê të bëjnë kyçjen individuale në rrjetin e ujësjellësit. Kyçja e mëvonshme do të shmangte dëmtimin e infrastrukturës së këtyre dy projekteve që po financohen nga buxheti i Komunës së Vitisë. Për të bërë kyçjen mund të thirrni kompaninë e kontrakuar për këtë qëllim “Kushtrimi-NM” nê tel: 044 783 415.

Read More

Këshilli i Fshatit Smirë lut banorët e fshatit që mundësisht të  shmangin qarkullimin në rrugën Smirë-Kabash-Viti, e cila aktualisht është duke u zgjeruar, me financimin e buxhetit të Komunës së Vitisë. “Kërkojmë mirëkuptim nga të gjithë smirasit, por edhe të tjerët, që të shfrytëzojnë rrugën kryesore që qon në Viti, pasi në rrugën alternative Smirë-Kabash-Viti, po zhvillohen punimet për zgjerimin e saj. Reduktimi lëvizjes nëpër këtë aks rrugor, do t’i lejonte punëkryesit efikasitet më të lartë të punimeve. Pastaj, shumë shpejt do të kemi çasje më të lehtë për në qendrën komunale në Viti. Faleminderit për konsideratën tuaj”, thuhet në…

Read More

Sot kanë filluar punimet në zgjerimin e rrugës alternative Smirë-Viti, e cila lidhë Smirën me Vitinë por edhe me fshatrat Drobesh dhe Kabash. Me këtë rast Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka vizituar këto punime. Banorët e këtij fshati u shprehën falënderues për këtë projekt infrastrukturor duke potencuar se zgjerimi I kësaj rruge e bënë atë më lehtë të kalueshme dhe më të sigurt. Ndërkaq kreu i kësaj komune, Sokol Haliti potencoi se kjo komunë mbetet e përkushtuar të investojë në të gjitha lokalitete e saj për të krijuar kushte sa më të mira për të gjithë qytetarët…

Read More

Tërë rrugëtimin e jetës e kaluam s’bashku, që nga shkollimi fillor, katër klasë në Smirë dhe shkollimin fillor, cikli i lartë në Goshicë. Ishim shokë banke dhe gjatë jetës në vazhdim rrinim e bisedonim ngrohtësisht mes vete. E lus të madhin zot të pranojë në gjirin e tij e të dhurojë Parajsën. Ngushëllime familjes, farefisit dhe shokëve! Nazif Laçi

Read More

Ka ndërruar jetë në moshën 76 vjeçare, Nazmi Mehmeti. Varrimi do bëhet sot, më 20.07.2020 në ora 14:00, në fshatin Smirë. Ceremonia e varrimit, do të bëhet vetëm me rethin e ngushtë familjar dhe nuk do të ketë të pame, për shkak të situatës së krijuar nga pandemia. Ngushëllime familjes dhe të afërmve të ndjerit!

Read More

Këshilli i fshatit Smirë ka njoftuar se ka nisur lidhja individuale në rrjetin e ujësjellësit të fshatit. Kompania e cila do të kryejë punët është “Kushtrimi -NM”. Të gjithê ata që duan të bëjnë lidhjen mund të thërrasin kompaninë në numrin e telefonit: 044 783 415. Lidhja për një ekonomi familjare kushton 90 €. Hapja shtesë e kanaleve apo shpimeve paguhet plus.

Read More

Sot mё 10 korrik 2020, u bёnё 15 vite nga vdekja e mё të dashurit tonë:                   SHAIP (Januz) UKSHINI 1938-2005 Vitet po kalojnë të rënda, pa ty. Çdo ditё të kujtojmë. I kujtojmë edhe fjalёt dhe këshiilat tua. Nuk do ta harrojmë kurrë dashurinё dhe kujdesin pindor qё pate ndaj nesh. Do tё na shёrbesh si udhёrrёfyes  pёrherё nё jetё dhe do tё jetosh gjithmonё nё zemrat tona. Tё  kujton me mall: Familja Ukshini nga Smira dhe Obiliqi.

Read More

Familja Salihu  njofton se ngushëllimet për Vahide Salihun (gruan e Jahi Salihu), do të pranohen edhe në Zvicër. E pamja, do tē bëhet të dielën, më 5 korrik 2020, nga ora 9:00-17:00, për burra, në Restaurantin Tam•Tam, në adresën Rue du pré-Jérôme nr. 8, në Gjenevë, kurse për gra, në të njëjtën adresë, përballë nr. 5. Vahide Salihu ka ndërruar jetë më 18 qershor 2020 në moshën 71 vjeçare.

Read More